Intervista e rrallë e Dom Gjergj Metës: Në Shqipëri thua çfarë të duash, por askush nuk do t’ja dije

Emisioni “Tempora” në RTV Ora erdhi me një intervistë të rrallë të Dom Gjergj Metës për këtë Krishtlindje, Ipeshkvit të Rrëshenit, nga Katedralja ku me shpirt e zemër i është dhënë jo vetëm vokacionit fetar, por edhe betejës për të ndalur shpopullimin e Mirditës dhe zonave përreth.

Advertisements

Teksa bën një bilanc të këtij viti, rendit suksese dhe dështime. Në Shqipëri thotë se nuk mungon liria e fjalës por nuk dëgjon njeri fjalën.

Braktisja e fshatrave, thotë Dom Gjergj Meta, është një plagë që ka prekur pjesën më të madhe të vendit jo vetëm Mirditën.

Advertisements

Pjesë nga intervista

Dom Gjergj Meta: Koha e Krishtlindjeve është gjithmonë e bukur sepse mbart me vete përveç dritave dhe ngjyrave, edhe muzikën e bukur. Edhe pse për ne shqiptarët kjo Krishtlindje është disi e zymtë për shkak të asaj që ndodhi për shkak të tërmetit dhe vuajtjes që po kalojnë shumë njerëz në këto momente.

Si ka qenë ky vit për ju?

Dom Gjergj Meta: Plot me sfida, projekte, dëshira. Disa të realizuar, disa të parealizuara. Në disa gjëra ja kemi dalë, në disa kemi dështuar por kjo është jeta dhe e marrim jetën ashtu si vjen. Mundohemi ta vlerësojmë me gjërat që na ofron.

Keni vendosur të kapërceni muret e kishës. Fjala juaj dëgjohet shumë. Shqetësim i madh ka qenë braktisja e vendit, braktisja e fshatrave. Braktisja e Mirditës është një plagë që ju e keni ngritur gjatë këtij viti.

Dom Gjergj Meta: Nëse fjala ime është dëgjuar apo jo kam dyshimet e mia. Në Shqipëri fjala është vështirë të dëgjohet. Këto ditë po bëjmë dhe debatin për fjalën e lirë, median e lirë. Në Shqipëri të lënë deri diku të thuash çfarë të duash, problemi është se në Shqipëri nuk dëgjohet fjala. Unë mundohem ta them, nuk mendoj se është kapërcim i caqeve. Çdo njeri që jeton në një ambient të caktuar, pavërësisht rolit dhe pozionit që ka për detyrë të marrë pjesë në jetën shoqërore. Kur ka një pozicion si i imi, Iveshkvi i një Dioqeze nuk mund të kufizohet vetëm brenda mureve të kishës. Është kundër misionit të një ipeshkvi dhe prifti të rrijë vetëm brenda mureve të ndërtesës. Në momentin që ai rri vetëm brenda mureve të kishës nuk e ka kryer misionin e tij, madje ka dështuar në misionin e tij. Jashtë është jeta reale e njerëzve. Jo gjithmonë përceptohet pozitivisht. Sidomos kush është i lidhur me një lloj nostalgjie nga regjimi i kaluar, çdo prifti që flet, çdo hoxha që flet? A thua se punë e kishës dhe punët e botës janë dy gjëra të ndryshme.

Ku bashkohen dhe ku ndahen?

Dom Gjergj Meta: Njerëzit që vinë në kishë nga vinë, nga një planet tjetër apo kjo shoqëri? Ata njerëz kur vinë në kishë sjellin me vete gjithë jetën e tyre, problemet, shqetësimet dhe hallet. Dhe kisha nuk mund të mos i ndajë shqetësimet, hallet dhe problemet e gjithë njerëzve. Kur është për tu gëzuar gëzon me ta, kur është për tu hidhëruar hidhërohet bashkë me njerëzit, kur është për të folur flet bashkë me ta, dhe kur është për të protestuar proteston bashkë me ta. Krishtërimi nuk ka ndarje mes asaj që është e shenjtë dhe asaj që është profane. Është gjithçka e shenjtë në jetën e krishtërë. Angazhimin tim publik e shoh si pjesë thelbësore të misionit tim. Kur kam folur për shpopullimin e Mirditës nuk e kam pasur vetëm për Mirditën.Kjo është një plagë që ka prekur pjesën më të madhe të vendit, janë dyndur në Tiranë dhe Durrës. Këto ditë shumë prej atyre që u prekën nga tërmeti u ka rënë ndrëmend edhe fshati, u rikthyen te banesat e vjetra. Proceset e lëvizjeve demografike janë procese normale, kryesisht në periudhën e kalimit të epokave. Lëvizja është shprehje e lirisë. Por çfarë ka ndodhur? Që Mirdita të shpopullohej në krahasim me vitet 1990 është normale por këtu ka ndodhur masakër. Ka fshatra të braktisura pothuajse totalisht.

Si është gjendja e Mirditës?

Dom Gjergj Meta: Nga pikëpamja socio-ekonomike është nën nivelin mesatar, është e varfër. Por njerëzit mësohen, mirditorët kanë shumë dinjitet. Edhe në varfërinë e tyre duan të jetojnë në mënyrë të dinjitetshme, janë mikpritës të jashtëzakonshëm, të zgjuar. Por janë të varfër, kjo varfëri shpesh herë i shtyn në njëfarë lloj ndjenje trishtimi apo dëshpërimi. Ka pasur një goditje shumë të madhe ndjenja fetare te mirditorët, por kjo nuk do të thotë se mirditorët nuk besojnë në Zot. Kanë metodat e tyre.

/Ora News

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kopje e te atit”! Granit Xhaka publikon foton me vajzën e vogël
Artikulli tjetërKëtë javë ndodh eklipsi i fundit diellor për vitit 2019, ja fenomeni mahnitës në qiell