I ‘ngushtoi’ rrethin Lul Berishës dhe Arben Frrokut/ Kush është prokurori Anton Martini që për plasej me ish-shefat, ‘miku’ i Arta Markut(Dosjet e nxehta)

Prokurori i Kr imeve të Rënda, Anton Martini, kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe K rimit të Organizuar, SPAK do të përballet ditën e sotme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Advertisements

Procesi i vetingut për Martinin po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja.

Por kush është Anton Martini?

Advertisements

Anton Martini është një prokuror i moshës 45 vjeç me orgjinë nga Tropoja. Njihet si prokurori që përmes një dëshmitari të mbrojtur, siç ishte Adriatik Coli zbërtheu një nga bandat kr iminale më potente në vend. Bëhet fjalë për bandën e Durrësit, teksa Martini kërkoi bu rgim të përjetshëm për kreun e këtij grupi, Lul Berishën.

Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Kr imeve të Rënda në vitin 2004. Martini ka mbajtur edhe postin e drejtuesit të prokurorisë së Shkodrës.

Në vitin 2015 ai u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, por këtë vendim e kontestoi për parregullsi. Shkak për këtë largim u bë një përplasje e prokurorit me ish-shefat e tij, gjë që i kushtoi largimin nga kryeqyteti.

Pas ankimimit, do të ishte Arta Marku, ish-kryeprokurorja e përkohshme ajo që do ta rikthente tek Kr imet e Rënda, në qershor të vitit 2018.

I lakuar si prokurori që hetoi bandat, ai u kthye në një histori suksesi atëherë kur god iti Ba ndën e Cërrikut dhe hetoi Lazaratin, përfshirë edhe vr asjen e ish-efektivit Basha.

Martini ishte prokurori që kërkoi dë nimin kapital të Arben Frrokut, që u akuzua për vr asjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj. Ai ka hetuar gjithashtu edhe ba ndën e Lushnjës.

Për disa vite, prokurori Martini u vu në kërkim të gjurmëve të vogëlushes së zhdukur, Bleona Mata. Martini njihet edhe për përplasjet me ish-shefat e tij, çka i ka kushtuar edhe largimin nga kryeqyteti, siç edhe rasti i transferimit të përkohshëm në Shkodër.

Përsa i përket pasurisë së tij, “Boldnews.al” ka konsultuar deklaratat e pasurisë të prokurorit Anton Martini, të siguruara nëpërmjet një kërkesë për informacion drejtuar Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Në bazë të të dhënave të vetëdeklaruara prej tij, rezulton se Martini, në vitin 2007, ka marrë një një kredi ‘të butë’ për blerje apartamenti, me interes të pandryshueshëm 3%, në vlerë 5 milionë lekë të reja, për një afat shlyerjeje 25 vjet (300 muaj).

Gjithashtu, sipas të njëjtave burime, prokurori Martini deklaron të ardhura nga interesat e Bonove të Thesarit, të konvertuara më pas në Fond Investimi në një bankë të nivelit të dytë dhe interesat e depozitës, të mjaftueshme për të paguar interesin 3% e kredisë, si edhe për t’i krijuar përfitime financiare.

Nga viti 2007 deri në vitin 2015, ai i ka përdorur paratë e kredisë si të tijat, duke bërë të mundur që të blinte një apartament shumë herë më të shtrenjtë se sa ai që mund të blinte me kredinë e butë.

Në vitin 2015, prokurori Anton Martini deklaron se ka porositur një apartament 90 mijë euro. Nga kjo shumë, deklaron se ka paguar 50 mijë euro, ndërkohë që mbetej detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit edhe 40 mijë euro.

Anton Martini është një nga 15 kandidatët që u kualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSa lek i dha Bleonës për filmin? Bes Kallaku habit me përgjigjen: 10 milionë dollarë t’i …(FOTO)
Artikulli tjetërAksident tra gjik, përp lasen dy makina, vd es 5 vjeçari