I mbijetuari i Thumanës ende nuk e di, kur t’i themi që familja iu shua, do jetë tërmeti i dytë

Emisioni “Pa Gjurmë” mbrëmjen e sotme solli në vëmendje historinë e familjes Cara, ku tërmeti i mori jetën 7 anëtarëve, ku disa prej tyre ishin në lule të rinisë.

Advertisements

Apelit për ndihmë iu përgjigjen shumë emigrantë shqiptarë, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë tashmë personat e mbijetuar të kësaj familje.

Shkëlqim Cara, i cili ishte në studio rrëfeu momentet e vështira dhe se si të mbijetuarave ende nuk i është treguar e vërteta.

Advertisements

“Me të vërtetë kaluam orë tme rri, por më tm err është momenti kur t’i themi që e gjithë familja është shuar. Kur ndodhi tërmeti, mundohesha të lidhesha me to, por askush nuk më përgjigjej dhe kuptova që diçka nuk shkonte. Nëna, 80 vjeç sot, ka 13 vite në karrocë e paralizuar. Edhe asaj nuk i kemi treguar asgjë për atë çfarë ka ndodhur. Xhaxhi Sulo ka vendosur mos t’i tregojmë sepse edhe këto kohë që i ka mbetur për të jetuar, të jetojë e qetë”, tha Cara.

AI ka rrëfyer se vëllai i tij, Albert Cara nuk është ende në dijeni se ka humbur familjen e tij, pasi ndodhet në Itali për shkak të pl agëve të shumta që ka marrë në trup. Megjithatë, ka theksuar se tashmë gjendja e tij tashmë është e stabilizuar.

“Momenti kur duhet t’i tregojmë tim vëllait, Albertit, për familjen e tij, do të jetë një tërmet i dytë. Albertin e dërguan për kurim në Itali dhe është përmirësuar goxha, por ka marrë shumë plagë të rënda në trup. Mjekët thonë që ka shenja përmirësimi, por kam frikë momentin kur të marri vesh të vërtetën, sepse ka humbur gjithë familjen. ”- rrëfen mes lotëve djali i familjes, Shkëlqim Cara.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Të don babi jot”, Mozzik me dedikim te ëmbël për vajzën, Hanën
Artikulli tjetërHoroskopi ditor nga i famshmi Paolo Fox/ Si do të jetë kjo e enjte për të gjitha shenjat