I dha fund miqësisë me Fifin pas fitores në “Këngën Magjike”? Eneda Tarifa flet për herë të parë dhe tregon të vërtetën

Fifi dhe Eneda Tarifa ishin dy nga pretendetet për të fituar “Këngën Magjike”. Por vendimi për të shpallur fituese Enedën u pasua me shumë diskutime.

Advertisements

Pas përfundimit të festivalit, u përfol madje edhe se miqësia mes dy kengetareve nuk ishte më njësoj per shkak te pozicionimit qe zune ne kete gare, por asnjëra nga të dyja nuk e ka pohuar, por as mohuar këtë fakt, të paktën deri më sot.

Eneda Tarifa e ftuar këtë të mërkurë në “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel është pyetur pikërisht për këtë gjë. Ajo i ka mohuar këto thashetheme.

Advertisements

“Unë po them që asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Unë dhe Fifi bëmë party, after-party dhe after-after-party dhe të nesërmen u zgjuam shumë vonë. Jemi shumë cool me njëra-tjetrën”, është shprehur Eneda Tarifa.

Ndër të tjera ajo ka treguar edhe këngën e saj të preferuar në “Këngën Magjike”, e cila është kënga e Marsela Çibukaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit/ Gjendet i pajetë 52-vjeçari në ish-zyrat e Kombinatit të sheqerit (EMRI)
Artikulli tjetërAleksandër Vuçiç në krah të të dë nuarit për kr ime luf te, shtyjnë makinën në mes të dëborës(Video)