Një 35 vjeçar shqiptar i akuzuar për v rasje në Greqi është arratisur nga mbikëqyrësit pasi ka prerë mjetin kontrollues që i kishin vendosur në dorë.
Advertisements
Sipas mediave greke, shqiptari ishte lënë i lirë nga bu rgu dhe si masë shpërblyese dhe në dorë i kishin vendosur një byzylyk elektronik me GPS, por ai e ka prerë mjetin kontrollues dhe është arratisur.
Shqiptari ishte parë për herë të fundit pranë një stacioni autobusësh dhe dyshohet se është arratisur drejt Shqipërisë. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij, por thuhet se shteti grek e ka shpallur atë në kërkim, ndërsa mediat greke kanë publikuar edhe foton e tij.
Advertisements
Ndërkohë policia greke e sinjalizuar nga alarmi që ra pas prerjes së byzylykut elektronik dhe është vënë në lëvizje dhe ka nisur kërkimet. Shqiptarja.com
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!