Manjola Cakoni është kjo që duket në foto sot. Eshtë vizituar paradite nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në spital.
Advertisements
Ende nuk mund ta lërë spitalin, pas pla gosjes së rëndë nga tërmeti I 26 nëntorit, ku Manjola, ishte e mbijetuara e tërmetit që I mori bashkëshortin dhe vajzën 15 vjecare Drita.
Manjola nuk mund të ishte në var rimin e tyre. Madje, as nuk e mori vesh ceremoninë e va rrimit. Sepse kjo do ta rëndonte shumë.
Advertisements
Djali i saj Alesio Cakoni, ka fituar zemrat e gjithë shqiptarëve duke u kthyer në një simbol të shpëtimit nga shembja e shtëpisë, kur vetë nga frika fëmija, “ka fluturuar” me gjithë gërmadhat nga kati i pestë. Edhe Alesio, Babin dhe Motrën nuk do ti shohë më.
Kur daja i Alesios i tha kryeministrit Rama se Alesio mbetet pa shtëpi kur të dalë nga spitali, kryeministri u përgjigj: “Alesio mund të vijë te shtëpia ime”.
Nëna Manjola po rikuperohet. Ogerta Manastirliu shkruan: Për fat të mirë Manjola po përmirësohet nga dita në ditë, me shpresën që të gjejë forcën të kapërcejë humbjen e madhe! Po kujdesemi për mamin e Alesios së vogël që shpëtoi për mrekulli nga tr agjedia e Thumanës, që të jetë sa më shpejt me djalin e saj dhe të ringrihen më të fortë”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!