Hetoi Gjikën dhe riktheu në bu rg biznesmenin për tjetërsimin e tokës në Zvërnec, kush është prokurori që i vendosën tr itol në makinë

Gjatë mesnatës së sotme një sasi trit oli ka shpë rthyer në makinën e Albert Kuliçit, zv/drejtues në Prokurorinë e Vlorës.

Advertisements

Hetimet e autoriteteve për këtë ngjarje sapo kanë nisur, ndërkohë që puna e Kuliçit si prokuror pritet të jetë pista kryesore ku do të përqëndrohen hetimet.

Kush është prokurori Albert Kuliçi?

Advertisements

Albert Kuliçi është me origjinë nga Tropoja dhe vitet e fundit ka pasur në dorë dosje të bujshme në Vlorë.

Ai ka hetuar çështjet duke filluar nga skandali i madh i tjetërsimit të pronave në Karaburun dhe Zvërnec, ku i përfshirë ishte edhe biznesmeni Pëllumb Petritaj dhe 4 zyrtarë u dë nuan me bu rg.

Gjithshtu Kuliçi ka hetuar edhe koncesionin e parkingjeve në qytetin bregdetar, i cili u anulua pasi u konstatuan një seri shkeljesh.

Prokurori ka hetuar edhe një aferë në Albpetrol, si dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros për një pallat 11 katësh në Vlorë, për të cilin u akuzua për shpërdorim detyre ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika.

Ndërkohë kujtojmë që Abert Kuliçi nuk i është nënshtruar ende procesit të vetting-ut.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMini-shengeni/ Vuçiç, Zaev dhe Djukanoviç vizitë në Durrës, Rama iu tregon pas ojat e termetit
Artikulli tjetërMotra në krevatin e komshiut/ Del fotoja Martin Skëndajt, i cili mori dy jetë