“He mi ku e ke Elvanën”, Julka Gramo reagon ashpër pas humbjes së këngëtares që “u paracaktua” si fituesja

Mikesha e Elvanës, Julka Gramo, ka bërë një koment ku pavarësisht kumbjes së këngëtares ajo thotë se Elvana është sërish aty ku ka qenë gjithmonë, në skenë aty ku jep edhe shpirtin. Ajo thotë se këtë vit kishte shpresuar të ishte Elvana fituesja, por në fakt nuk rezultoi ashtu .

Advertisements

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur edhe nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH, ku fituese u shpall këngëtarja e njohur Arilena Ara.

Ndërkohë që më parë u përfol gjatë për fituesen e këtij festivali duke u zbuluar emri i Elvana Gjatës si fituese, por në fakt rezultoi e kundërta.

Advertisements

Teksa tashmë të gjithë e dinë se fituesja që do të na përfaqësojë në Eurovizion është Arilena Ara, kanë nisur polemikat për këtë këtë fitore.

Ndërkohë që në rrjet gjithë të personazhet VIP kanë bërë reagimet e tyre në lidhje me fitoren e Arilenës, mikesha e Elvanës, Julka Gramo, ka bërë një koment ku pavarësisht kumbjes së këngëtares ajo thotë se Elvana është sërish aty ku ka qenë gjithmonë, në skenë aty ku jep edhe shpirtin. Ajo thotë se këtë vit kishte shpresuar të ishte Elvana fituesja, por në fakt nuk rezultoi ashtu .

“Energjia vetë! Në një garë patjetër që ka vetëm një fitues, qe këtë vit shpresoja të ishte ti! Nuk isha e vetmja qe kisha një dëshirë te madhe për te pasur një këngë NDRYSHE dhe për mua ajo ishe ti! Me tha dikush (pasi me ofendoi për dëshirën e mësipërme dhe bërjen me dije të diçkaje që nuk më pëlqeu sot) “He mi ku e ke Elvanën”? Dhe ja ku po ja jap përgjigjen… Elvana është aty ku ka qenë gjithnjë, në skenë duke dhënë shpirtin, duke dhuruar momente te lumtura për te gjithë e këngë që nuk ka njeri që të mos i këndojë njëzëri, duke dhuruar çdo here hite (dhe këtu mund te numëroni shume te tille). ♥️ Keep Rocking Girl!” – shkruan Julka.

Ndërkohë vihen re komente të fansave të saj që janë në të njëjtën mendje me Julkën dhe ndjekës të tjerë që mendojnë të kundërtën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDegjeneron keq! Olti Curri ironizon Alketa Vjesiun në çdo fjalë (Foto)
Artikulli tjetër‘Zot i madh’, Stresi reagon pas fitores së Arilenës(Foto)