Gruaja ndërtoi hotelin që u shkatërrua nga tërmeti në Durrës me dy kate shtesë, por cfarë fshihet pas shembjes së hotel “Palmës”?

Tërmeti shkatërrimtar që goditi vendin tonë mëngjesin e të martës përveç humbjes së jetëve, la pas edhe shumë godina të shembura dhe objekte në rrezik shembje, sidomos në qytetin e Durrësit.

Advertisements

Në gërmadhat e tyre humbën jetë njerëzish nga fëmijët e deri tek të moshuarit. Shumë prej tyre nuk arritën që të nxirreshin në kohë nga gërmadhat dhe humbën jetën. Pavarësisht këmbënguljes dhe punës së palodhur të bërë nga skuadrat e shpëtimit.

Pas kësaj kata strofe natyrore, gati një javë pas tërmetit, ku shumë banorë kanë humbur jo vetëm familjarë por edhe banesa apo investimin e një jetë të tërë, prokurorinë duket sikur e ka zënë gjumi. Identifikimi i objekteve të shembura është shumë e lehtë për t’u bërë, por ende nuk ka asnjë të ndaluar për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen, asnjë ndërtues, drejtues teknik, kryetar bashkie apo koluaudatorë që kanë firmosur lejet e ndërtimit apo relacionet e këtyre lejeve, nuk është ndaluar.

Advertisements

Një ndër këto objekte, ishte dhe Hotel Vila Palma në zonën e plazhit Durrës që u shemb gjatë tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Në rrënojat e këtij hoteli humbi jetën një person, ndërsa skuadrat e shpëtimit pas shumë orësh kërkime fatmirësisht arritën që të nxjerrin që aty të gjallë tre persona.
Hotel Vilma Palma është ndërtuar që në vitin 2005. Leja e ndërtimit për këtë objekt, fillimisht 4 katësh është dhënë në vitin 2005 nga ish Komuna Rrashbull.

Investitor ishte Dëshira Qato, në atë kohë Drejtore Urbanistike. Sipas dokumentacionit rezulton se në vitin 2008 është marrë një tjetër shtesë kati, lokal plus papafingo. Sot pavarësisht se leja është dhënë për 6 kate, nuk ka asnjë informacion nga Njësia Administrative Rrashbull për dy kate të tjera shtesë, të cilat mendohen të jenë bërë pa leje.

Fiksi u interesua pranë kësaj njësie ku intervistoi edhe inxhinierin Pasho Beqiri, i cili në atë kohë ka qenë edhe sekretar i KRRT-së. Kohë kur është dhënë leja e ndërtimit. Sipas tij dhe dokumentacionit që rezulton në ish komunë, leja e ndërtimit është dhënë në bazë të një relacioni të sjellë nga ndërtuesi dhe investitori. Ai pretendon se janë pikërisht këta të fundit bashkë me supervizorin dhe kolaudatorin që duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë tragjedi që ka ndodhur.

Ai thotë se konstruksioni metalik mund të jetë edhe shkaku i rrëzimit të objektit, i favorizuar edhe nga katet shtesë. Gjatë shfletimit të dokumentacionit u vu re, që nëse investitori ishte Dëshira Qato, kolaudimi i objektit ishte bërë nga Arben Qato, bashkëshorti i saj.

Emri i Dëshira Qatos nuk është një emër i panjohur për publikun. Në fillim të vitit 2019 ajo ishte një nga punonjësit e bashkisë Kavajë, të cilën IKMT, e kallëzoi penalisht nën akuzën, shpërdorim detyre, si Drejtore e Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave.

Ajo akuzohet që së bashku me një grup punonjësish duke vepruar ,apo mosvepruar, në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik në të paktën shtatë objekte shumë katëshe të ngritura në territorin e Bashkisë Kavajë. Në dosjen e ndërtimit të Vilmës Palma, rezulton se ish drejtoresha e Drejtorisë Urbanistike Golem, dhe së fundmi Drejtore Urbanistike në Kavajë të jetë një nga pronaret dhe investitorja e Hotel Vilma Palma. Ndërsa bashkëshorti i saj, Arben Qato ishte kolaudatori i këtij ndërtimi i cili ka firmosur dhe vulosur se objekti ishte ndërtuar brenda të gjitha parametrave.

Objekt mbi të cilën u shtuan nga viti në vit katet, deri sa nuk mbajti më, dhe fuqia e tërmetit shkatërrimtar e shembi duke zënë poshtë 4 persona, ndër të cilët fatkeqësisht, njëri prej tyre humbi edhe jetën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPara 4 vitesh e pl agosi burri, më pas v rau veten, 4 fëmijët në qiell të hapur në Manëz pr ekin me kërkesën e tyre
Artikulli tjetërReshje shiu dhe dëbore, mësoni si do jetë moti sot