Kryeministri Edi Rama është përfshirë në debate sot gjatë vizitës së tij në Laç, teksa është takuar me banorët e prekur nga tërmeti tra gjik në një nga lokalet e zonës.rama
Advertisements
Një banore që ka ardhur nga Zvicra, ku ka lënë punën, i ka kërkuar Ramës të dijë se cfarë do të bëhet me banesën ku ka dy prindër dhe babanë e sëmurë.
“Unë kam ardhur nga Zvicra, kam humbur punën atje, ku punoj për një kafshatë bukë”- tha ajo
Advertisements
Rama: Leje copën e bukës, e ke parë veten si je, shihe si je, ata që kanë për copë buke e di si janë
Gruaja: Po unë punoj dhe vishem, po për cfarë punoj, për bukë se pasuri nuk po vëmë
Rama: Asnjëherë shqiptari nuk ka vuajtur për copën e bukës, mos ma përmendni më, nuk e kanë pas problem shqiptarët as në mesjetë, po të them. Këtu nuk është cështje buke, por standardesh dhe jam shumë dakord
Gruaja: Po si do bëj unë me prindërit, baba i sëmurë nuk rri dot në cadër, me tension 24
Rama: Si baba yt ka plot të tjerë, do rrijë në ato cadra që janë të sigurta dhe nuk hyn asgjë
Gruaja: Më thuaj ca do bëj, të pres një vit? Do pres, por cfarë do bëjmë na thuaj
Rama: Shtëpinë do ja bëjmë të re, më mirë se komshiu yt zviceran, se më mb yte
Gruaja: Kërrkush nuk është tu pyt
Rama: Nuk ka bërë vaki ndonjëherë, janë përmb yt njerëzit dhe nuk është kujtuar njeri për ta, 10 ditë gjithë ky tërmet, nëpër hotele dhe cadra e do ua bëjmë shtëpitë, shko në Itali, shko, shifi e pastaj më bërtit mua
Rama: Ajo më mb yti më shkatërroi
Gruaja: Jam shumë e vogël
Rama: Ti e vogël pupupu, Je martuar ti?
Gruaja: Jo
Rama: Nuk je martuar se kush të afrohet trembet
Gruaja: Jo, jo nuk i tremb
Rama: Je din amit
Gruaja: Jam din amit se kam 40 vjet që mbaj shtëpinë, a more vesh
Debati me burrin qe i kane hequr nusen nga puna
Teksa ishte ne bisede e siper nje burre i tregon nje tjeter hall, i kane hequr nusen nga puna.
“Ata demokratet e qelbur, hajduta, ma hoqen kot, pa arsye”, i tha i moshuari.
Ky epitet e ka revoltuar kryeministrin, i cili nuk ia ka kursyer pergjigjen
‘Leri more demokratët e qelbur, çfarë i keni këto që thoni. Nga termeti keni pas probleme? Kaq me thuaj. S’iu vjen zor, s’iu vjen. Largohu..Ik mos më shqetëso. Demokratët e qelur thotë. Largohu boll, s’ke turp’, tha Rama.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!