Keshtu shkruan ish-kryeministri Sali Berisha ne nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, teksa akuzon Ramen per papergjegjesi totale lidhur me situaten e rende pas termetit tra gjik.
Advertisements
“Ne historine e Shqiperise dhe botes kjo eshte gjendja e pare e jashtezakonshme ne te cilen nuk eshte caktuar ne asnje VKM nje qindarke si fond financiar per perballimin e perditshem te gjendjes dhe qe si rregull merret nga fondi rezerve i qeverise, qe preket gjithnje me VKM”- shkruan Berisha.
Sipas tij, mungesa e fondit financiar buxhetor ka bere qe deri sot te kete qindra e qindra familje ne nevoje ne qytete dhe sidomos ne fshatra me te cilat nuk ka folur njeri.
Advertisements
Postimi i Berishës
Gjendja e jashtezakonshme pa caktimin fondit buxhetor eshte “fake” dhe tallje me fatkeqesine!
Miq, termeti i 26 nentorit ishte nje katastrofe me permasa te medha per vendin dhe kombin tone, e cila mund dhe duhet te trajtohej padyshim vetem ne kuadrin, ashtu siç percakon kushtetuta, te nje gjendje te Fatkeqesise Natyrore. Edvin Mafia, pasi hezitoi 24 oret e para, shpalli te nesermen Gjendjen e Jashtezakonshme dhe jo ate te Fatkeqesise Natyrore per qellime strikt te goditjes se mediave paçka se shpallja e te pares behet ne kushte te tjera dhe eshte atribut i parlamentit.
Por ne te dy rastet, si domosdoshmeri absolute, me VKM percaktohen sipas ligjit burimet njerezore, logjistike dhe fondi financiar fillestar qe angazhohen ne zbatimin e gjendjes se jashtezakonshme dhe funksionimin e makinerise se saj.
Ne historine e Shqiperise dhe botes kjo eshte gjendja e pare e jashtezakonshme ne te cilen nuk eshte caktuar ne asnje VKM nje qindarke si fond financiar per perballimin e perditshem te gjendjes dhe qe si rregull merret nga fondi rezerve i qeverise, qe preket gjithnje me VKM.
Kjo eshte nje papergjegjshmeri eks treme e Edvin Kristaq Ma fise. Deri tani jane shperndare aq sa ka patur dhe me mungesa te medha ato ndihma ushqimore, veshje dhe shtroje te dhuruara nga Kosova dhe shqiptaret ne Shqiperi dhe jashte vendit. Hoteleve dhe familjeve qe kane sterhuar te demtuarit nga termeti nuk u eshte dhene asnje qindarke.
Mungesa e fondit financiar buxhetor ka bere qe deri sot te kete qindra e qindra familje ne nevoje ne qytete dhe sidomos ne fshatra me te cilat nuk ka folur njeri. Mungesa e ketij fondi ka bere te kete mungesa te medha ne ushqime, ilace dhe gjera te tjera te domosdoshme per te demtuarit nga termeti, ka bere qe vleresimet te jene tejet te cekta dhe te ngadalta, mungesa e ketij fondi ka bere qe te duhen dy dite per te prishur nje hotel dhe makineria e gjendjes se jashtezakonshme te funksionoje e çorganizuar dhe me ritme breshke.
Mungesa e fondit financiar buxhetor lene gjendjen e jashzakonshme, rreziqet e saj, vuajtjet dhe dhimbjet e mijra e mijra qytetareve te demtuar dhe traumatizuar nga termeti ne meshire te ndihmave jo shteterore dhe e bene si fake gjendjen e jashtezakonshme. Me kete nuk dua te zvogloje aspak vleren e pazevendesueshme te solidaritetit te madh as perkushtimin e qindra e qindra qytetareve, vullnetar apo punonjes per perballimin e pasojave te termetit por te denoncoj nje akt te pashembullt te papergjegjesise se Edvin Mafise, i cili mendon se mund te zevendesoje mos caktimin e fondit financiar per mbeshtetjen e gjendjes se jashtezakonshme me bllokimin e mediave dhe shown e tij te neveritshem televiziv dhe me serialin e rrenave dhe manipulimeve nga mengjesi ne darke. sb
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!