Gardisti ‘mas akron’ 30-vjeçarin dhe ‘zhduket’. Kamerat kapin momentin para lokalit

Një efektiv i Gardës së Republikës është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi ka pla gosur rëndë një person, duke tentuar ta vr asë dhe më pas është “zhd ukur”.

Advertisements

Ai është identifikuar përmes kamerave të sigurisë së lokalit, para të cilit ka ndodhur ngjarja mbrëmjen e së martës në kryeqytet, por Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.

I dyshuari për ngjarjen është gardisti Mariglen Hoxhallari, 35 vjeç, por sipas Policisë ai ka pasur edhe dy bashkëpunëtor, të cilët ende nuk janë identifikuar. Hoxhallari aktualisht është shpallur në kërkim për “Vr asje me dashje”, të mbetur në tentativë, ndërsa po punohet për zbulimin e identitetit të dy personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Advertisements

Burimet thanë se i pl agosuri, Ismet Llesho, 30 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Tr aumës, pas goditjeve të forta në kokë dhe ende nuk është bërë e mundur marrja e tij në pyetje. Megjithatë, mjekët thonë se po e mbajnë në terapi intensive dhe janë në pritje të reagimeve të tij.

NGJARJA

Nisur nga rrethanat e ngjarjes, në kushtet kur i pl agosuri ende nuk ka arritur të flasë dhe 3 të dyshuarit vazhdojnë të jenë në arrati, Policia ende nuk ka një motiv konkret për ngjarjen e ndodhur ditën e martë. Ajo çfarë dihet me siguri, nisur edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, tashmë të sekuestruara nga shërbimet e Komisariatit nr.6, është fakti se 30-vjeçari është rra hur bar barisht nga 3 persona.

Njëri prej tyre, i identifikuar si efektivi i Gardës së Republikës, Mariglen Hoxhallari. I dëmtuari është god itur me shufër hekuri në kokë, por edhe me sende të tjera të forta, derisa ka rënë pa ndjenja në tokë. Ndërsa nga pamjet e kamerave dallohet momenti kur tre autorët nxitojnë të largohen pas ngjarjes.

Dyshohet se ata mund të jenë larguar nga aty me një automjet që ka qenë i parkuar para një lokali, edhe pse mjeti nuk është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Policia nuk thotë asgjë zyrtarisht në lidhje me motivet e ngjarjes, ndërsa sqaron se është shpallur në kërkim gardisti.

Mësohet se ngjarja po hetohet edhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. “Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim efektivin e Gardës së Republikës M.H., i dyshuar për veprën penale ‘Vr asja me dashje’, e mbetur në tentativë.

Ngjarja ka ndodhur në datën 24.12.2019 dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. 35-vjeçari, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë (punohet për identifikimin e kapjen e tyre) kanë go ditur me sende të forta një shtetas, i cili po merr ndihmën mjekësore”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

PANORAMA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDisa pamje drith ëruese! Një muaj nga tërmeti tra gjik i 26 nëntorit
Artikulli tjetërLetra e rrallë e Ismail Qemalit: Isha i vetmi deputet që refuzova të darkoja me Sulltanin, rrëfen çfarë i bënë