Monedha e përbashkët europiane e ka nisur javën e nënçmuar përkundjet lekut gjatë ditës së sotme.
Advertisements
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 121.5 lekë, apo rreth 0.3 pikë më pak se fundi i javës që lamë pas. Ky është niveli më i ulët që euro shënon që nga
24 shtatori i këtij. Prej fillimit të muajit dhjetor, euro është nënçmuar ndaj lekut me një pikë.
Deri më tani, niveli më i lartë i këmbimit të euros ndaj lekut është 125.92, në 29 shkurt, ndërsa niveli më i ulët i vitit deri më tani është 120.75 në 5 gusht.
Advertisements
Ekspertët e këmbimit valutor në vend thonë se nënçmimi i ditëve të fundit ka ardhur për shkak të efekteve sezonale. Rikthimi i emigrantëve në vend duket se ka rritur sasinë e valutës në qarkullim, çka ka sjellë dhe nënçmimin e saj ndaj lekut vendas.
Megjithatë, për sa i përket konsumit, aktorët e tregut thonë se vijon të mbetet edhe pse kemi hyrë në dhjetëditëshin që na ndajnë nga ndërrimi i festive.
Në raport me monedhat e tjera, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë dollari amerikan është këmbyer me 109.61 lekë, me një rritje të lehtë, ndërsa paundi britanik ka pësuar nënçmim të fortë gjatë ditës së sotme duke u këmbyer me 142.4 apo rreth gjysmë leku më pak se të premten. Monitor
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!