Eneda Tarifa ia “plas” të qeshurës, çfarë i bëri Salsano Rrapi në zyrë(Video)

Eneda Tarifa ishte fituesja e festivalit të “Këngës Magjike me këngën “Më zgjat dorën”. Përveç kritikave dhe polemikave të shumta në rrjet, nuk ka munguar edhe një video për të qeshur e realizuar nga miku i saj, Salsano Rapi.

Advertisements

Në video duket Salsano teksa këndon tekstin e këngës dhe nga mënga e xhupit zgjatet një dorë false, në mënyrë të çuditshme, e cila vetëm zgjatet.

“Ahahahha….lot i mbasdites, Në kuptimin e parë të fjalës … “ Ma bëtë ditën”, (në kuptimin e parë të fjalës)”, shprehet ajo teksa ka publikuar videone Salsano Rrapit.

Advertisements

Çfarë ndodhi në festivalin e Këngës Magjike?

Teksa pritej të lexohej emri i këngëtarit fitues, gjithë salla brohoriste emrin e këngëtares Fifi. Pasi u përzgjodh Eneda Tarifa si fituese, gjithë spekatatorët u zhgënjyen. Në fund, pasi iu dha çmimi Eneda Tarifas, ajo i kërkoi në fund publikut që të gjithë bashkë të këndonin këngën e saj por ata në kor kërkonin sërish Fifin. Kjo e fundit filloi të qante edhe pse mori 300 pikë në këtë festival. Nuk kanë munguar edhe komentet në rrjetet sociale kundra këtij festivali. Komentuesit theksojnë se e vetmja fituese ishte këngëtarja Fifi dhe se ky vendim është një turp për Ardit Gjebrean dhe Tv Klan.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe dekoltenë e hapur dhe dorën tek gjo ksi, Beatrix Ramosaj “tërbon” fansat me fustanin e zi (FOTOT)
Artikulli tjetërRENEA aksion në Gjirokastër, arre stohet Enrik Lluka i akuzuar për vr asjen e të afërmit të tij, ja çfare iu gjet në banesë