Eleni Fouriera këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë ndërkombëtare, do të jetë e ftuar në natën e fundit të “Festivalit të kënges”.
Advertisements
Por siç duket këngëtarja ka filluar ta ndjekë “Festivalin e Këngës” që në natën e parë.
Eleni ka publikuar në Instasory se e ka ndjekur festivalin dhe se e preferuara e saj është Elvana Gjata.
Advertisements
Këngëtarja ka publikuar një foto të Elvana Gjata dhe shkruan se është e preferuara e saj.
Elvana e ka ripublikuar foton, duke i shkruar Elenit se e do shumë dhe e quan atë mbretëreshë.
Elvana Gjata garon me këngën “Me tana”.
Kujtojmë që për Elvanën është folur gjatë, pasi emri i saj qarkulloi se do të jetë edhe fituesja e këtij Festivali të ’58 në RTSH. Ishte kompozitorja Diana Ziu, e para ajo që akuzoi producenten Vera Grabocka, e cila ka marrë përsipër këtë vit organizimin e RTSh se ka paracaktuar Elvana Gjatën si fituese të këtij edicioni. Akuzat janë përforcuar edhe nga emra të tjerë të skenës, si Rovena Dilo, Luis Ejlli, por edhe Erik Lloshi i cili hodhi akuza për anësi.
Ndërkohë që Dosja.al në një vëzhgim elementar pikasi se nga 25 konkurrentë 12 janë produkt i dyshes Grabocka-Vejsiu, ndërsa vetë Robert Berisha ka zbuluar se në Festivali u ftua nga producentja, duke nxjerrë blof procedurën e garimit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!