E turpshme!! Shikoni sa shkojnë qeratë në TIRANË, si po përfitojnë pronarët nga fatkeqësia që dhjetëra familje kanë mbetur pa strehë pas tërmetit

‘Lista e turpit’. Kështu e cilëson këtë listë çmimesh të apartamenteve me qera që lëshohen në Tiranë, gazetari Elkier Bushkolaj.

Advertisements

Sipas tij, shumë pronarë po përfitojnë nga fakti që me dhjetëra qytetarë në Durrës, Kurbin, Thumanë e Tiranë kanë mbetur të pastrehë dhe po kërkojnë një apartament me qira siç ndodh në çdo vend të botës pas një fatkeqësie të këtyre përmasave.

Mirëpo, një apartament me qira në zonat periferike të Shkozës, Alliasit, Kombinatit e Paskuqanit në Kryeqytet shkon deri në 230 euro sipas agjensive imobilare.

Advertisements

Ndërkohë në zonën e Astrit, një ndër më të preferuarat nga të rinjtë dhe shtresa e mesme, një apartament me qira shkon nga 250 deri ne 350 euro ne muaj.

Më afër qendrës, për të marrë një apartament me qira duhet të përballesh me një faturë deri në 550 euro në muaj në një kohë kur paga minimale në Shqipëri është vetëm 26 mijë lekë.

Një disproporcion i theksuar mes të ardhurave dhe shpenzimeve që është edhe një nga treguesit e largimit të të rinjve nga vendi.

Mirëpo, në kushtet kur pronarët nuk përmbahen me çmimet stratosfetrike të qerasë, shteti do duhej të vepronte si rregullator.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksident tra gjik, përp lasen dy makina, vd es 5 vjeçari
Artikulli tjetër“Nuk je biri im nëse pasurinë nuk…”, porosia e nënës që Mesut Ozil e mban të varur në mur edhe sot