Që prej tërmetit të fuqishëm të datës 26 nëntor, inxhinierja Luljeta Bozo ka qenë në qendër në mediave, ku nuk ka munguar përkrahja publike për informacionin e dhënë.
Advertisements
Mirëpo ndryshe nga ‘rryma’, ka dalë ish-zv.kryeministri shqiptar gjatë qeverisjes së PD, Bashkim Kopliku, i cili është shprehur se i vetmi pallat që ka shkatërruar tërmeti është ai që ka ndërtuar Bozo.
Sipas Koplikut, asnjë nga ndërtesat e ndërtuara ‘nga italianë’, para periudhës së profesoreshës nuk ka luajtur vendit.
Advertisements
Statusi i plotë:
Pofesoreshë, i vetmi pallat që shkatërroi tërmeti, është “yti”.
Znj. Bozo, profesoresha e konstrusioneve të ndërtimi, e kohës së komunizmit shqiptar, u lëshua në mbrojtje të periudhës komuniste, dhe në sharje e dërmim të periudhës postkomuniste. Personalisht, kam respekt, pavarësisht se në sa po them, kam mendim diametralisht të kundërt me të.
E ka gabim, e respektuara profesoreshë!
Prova e shpejtë:
Në bulevardin e Durrësit, e vetmja ndërtesë që e këputi tërmeti, është e “profesoreshës”, pallati i viteve 80, karshi Foto Palushit.
Nga ana tjetër, Asnjë nga ndërtesat e ndërtuara “nga italianë”, para periudhës tënde, profesoreshë, nuk ka luajtur vendit!
Po vazhdoj edhe pak:
Nuk ka kufizime teknike të ndërtosh në një truall që ka qenë kënetë, profesoreshë! Natyrisht duhet të përdoren zgjidhje konstruktive të përshtatshme për atë lloj trualli. Natyrisht, kostot e ndërtimit rriten. Pra, zonja inxhiniere e keni gabim, ai, ndalimi i ndërtimit në ish-kënetën e Durrësit, ka qenë një vendim i qeverisë komuniste, i marë në kontekstin e një shteti tejet të centralizuar, me çmime trualli etj. të vendosur mbi baza absurde, të komisionit të planit të shtetit, një institucion që caktonte çminet për çdo gjë e kudo në Shqipërinë komuniste; pra çmimet, ndërtimi edhe i truallit etj., nuk caktoheshin nga tregu, gjë që kushtëzonte edhe zgjidhje tekniko-ekonomike krejtësht anti-ekonomike, ant-teknike, anti-shkencore dhe antinjerëzore.
Sa thashë është konkluzioni i iniciuar nga një konsulte me një grup konstruktorësh italianë në vitin 1991, kur unë isha kryetari i Bashkisë Durrës (kryetari i komitetit ekzekutiv).
Pastaj është përforcuar vitoasviti, nga fakti se, në Botë, ndërtohet tashmë kudo, dhe gradaciela në rërë e kudo…..
Keni anësi politike, zonjë, e megjithatë, e përsëris, ju respektoj, por mendoj ndryshe….
Jeni një nostalgjike tipike e brezit të teknicienëve demode të Shqipërisë para 1990, kur edhe teknika vuante izolimin nga Bota, nga pëparimet inxhinierike të Botës.
Edhe lavdatat që i thurrni, Ju, zbatimit të rregullave dhe standardeve në regjimin komunist, është i pasaktë: “zbatimi i standardeve” ishte një hipokrizi e shoqërisë së asaj kohe, kur në fakt nuk zbatoheshin standardet, por prodhoheshin veçse gënheshtra, shkresa burokratike pafund që “vërtetonin, gjoja, plotësimin e standardeve e kushteve teknike”….
Shihni edhe një herë, ndërtimet e para 1990 e pas 1945: flasin vetë, ulërijnë nga cilësia skandaloze, e nga të gjitha anët.
Shkurt, sa thashë është në kuadrin “Fredom ëorks”..!!! Na e ka thënë që në 1991 përfaqësuesi i Lirisë, Baker, ministri i jashtëm i ShBA….
Pooor, thënë sa më lart, i mbetem asaj që kam thënë në emisionin në Provokacija, që e keni në linkun https://youtu.be/l8pMk, jo në shkurtimet e deformuara që i janë bërë ndokund.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!