Nata finale e Festivalit të këngës është mbajtur mbrëmjen e djeshme dhe fituese u shpall Arilena Ara.
Advertisements
Polemika të shumta ka pasur mbi këtë festival që kanë ngjallur debat që nga organizimi i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut e deri tek emri i fitueses që përflitej se do të ishte Elvana Gjata.
Opinionisti i njohur Olti Curri përgjatë tre netëve ka qenë shumë kritik thuajse ndaj çdo fjale të Alketa Vejsiut. Shkak i këtyre kritikave ka qenë vetë Alketa sepse u duk mjaft qartë që festivalin e bëri si të sajin dhe jo si të artistëve që merrnin pjesë pasi prezentë në çdo gjë dhe në qendër të vëmendjes qëndronte vetëm Alketa.
Advertisements
“Nuk eshte nevoja te marresh kohe televizive ne nje festival qe organizohet nga televizioni shteteror per te hequr fiksimin per te kenduar si te te vije…ka edhe metoda me ekonomike dhe me pak bezdisese per veshin e publikut qe eshte njoftuar se do te degjoje gare kengetaresh jo karaoke private🥂“…ato leket qe jap takse per RTSH, me mire i blej grure per zogjte…te pakten degjoj cicerima pa prezantim dhe zogjte te pakten nuk stonojne… mora vesh qe Alketa do kendoje dy here te tjera dhe nje monolog, qe ta dini te llogarisni kohen per ne tualet per ujin e holle dhe me gjate… ..Alekta ngaqe e qau te foluren, nuk po pushon edhe se kenduari…deri ne fund besoj se edhe do beje vertikalen.”-kanë qenë këto disa nga komentet e Oltit referuar Alketës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!