Bien aku zat për “lobimin rus”/ Dosja e Bashës mbërrin në gjykatë, për çfarë aku zohet dhe sa rrezikon kryedemokrati

Me ligjin e ri, kompetent është prokurori i çështjes. Me pas gjyqtari paraprak vendos për dërgimin e dosjes në gjyq apo për rikthim prokurorisë.

Advertisements

Ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës dosja e Lulzim Bashës për “lobimin rus”.

Dosja është dërguar në gjykatë nga Prokuroria e Tiranës në ditën e fundit të afatit ligjor. Sipas ligjit të ri, kompetent është prokurori i çështjes. Më pas gjyqtari paraprak vendos për dërgimin e dosjes në gjyq apo për rikthim në prokurori.

Advertisements

Kreun i opozitës Lulzim Basha, ish-sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i Partisë Ilir Dervishi akuzohen për falsifikim të vulave dhe stampave, ndërsa është pushuar hetimi për pastrim të produkteve të veprës penale.

Objekti i akuzës, sipas prokurorisë bën fjalë për transferimin e pagesës prej 650 mijë dollarë nga Partia Demokratike me qëllim lobimin në SHBA.

Sa rrezikon Lulzim Basha?

Referuar nenit 190 të kodit penal në veprën penale të parashikuar në paragrafin e tretë mbi bazën e të cilit akuzohen tre të pandehurit, kjo vepër penale dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Hetimi për këtë çështje ka nisur dy vite më parë ndërsa gjatë fazës së mbledhjes së provave Lulzim Basha, Arben Ristani dhe ish-financieri i PD janë paraqitur dy herë në prokurori për të dhënë shpjegime. Ata kanë hedhur poshtë akuzat duke pretenduar se hetimi është i motivuar politikisht.

Ndërkohë mësohet se rënia e akuzës për pastrimin e parave ka lidhje me një marrëveshje që është bërë mes prokurorisë shqiptare dhe kanadezit Nick Muzin do të paguhej me 675 mijë € për angazhimin e tij në favor të PD-së./newsbomb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kam vetëm një copë mur dhe oborr”/ Kryeministri Rama flet nga Tufina: S’kam shtëpi si në Greqinë e lashtë me statuja dhe kolona
Artikulli tjetërKëshilla për vitin që po vjen/ Në prag të festave, zbulojeni për secilën shenjë përkatëse të horoskopit