I martuar prej 22 vitesh me ish- deputeten demokrate Majlinda Bregun, dhe prindër të dy fëmijëve, Regjisori i njohur, Namik Ajazi ka folur për historinë e dashurisë mes tij dhe bashkëshortes.
Advertisements
Regjisori i njohur ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku ka treguar se ka qenë realizimi i kronikës për kolerën, që u bë shkak i njohjes midis tyre.
“Jemi njohur në TVSH, ishte një moment në ’94, kur u fol për një epidemi kolere. Unë vij nga Telenora për të xhiruar diçka, me një grup miks, pra do të përdornim të njëjtin operator dhe Majlinda asokohe bashkëpunonte me televizionin, ishte në vitin e fundit në Fakultetin e Shkencave Sociale, bashkëpunonte me televizionin si gazetare dhe spikere lajmesh e orës 20:00. Kështu që qëlluam që bëmë atë udhëtim bashkë për të bërë kronikën. Nuk ishte mbase kolera, por kjo u bë shkak i njohjes mbas së cilës ne filluam të takoheshim. Unë vendosa të bëj hapin e madh të fejoheshim dhe të krijonim familje”.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!