Basha: Media është në situatën me dra matike të mundshme, ja çfarë po “tenton” Rama

Partia Demokratike ka zhvilluar një konferencë me gazetarët nga i gjithë vendi për të ngritur zërin kundër ligjit anti-shpifje që qeveria kërkon të kalojë në parlament.

Advertisements

Basha ështën shprehur se ky ligj dëmton mediat që janë në një situatë dra matike.

Basha:

Advertisements

Situata me të cilën media po ballafaqohet është një ofensivë kundër lirisë së shprehjes. Nuk jemi ne pozita paternalizmi për t’ju marrë në krahët e opozitës. Pa lirinë e medias nuk ka liri politike.

Këtu jemi si partnerë në një interes, në interesin e informimit të qytetarëve. Mosinformimi dhe keqinformimi është objektiv i qeverisë dhe Ramës, arrestimeve, presioneve financiare duke ngushtuar informimin. Kjo është një vijë e kuqe e papranueshme për në Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar. Kjo është një luftë e shpallur kundër lirisë së medias. Qeveria po propozon një për të instaluar censurën. Objektivi ynë është ti japim vendit një kuadër ligjor për ti mbyllur derën tranzicionit ndaj medias dhe për ta zhvendosur në standarde europiane në praktika të autonomisë dhe lirisë së shprehjes. Nëse çmenduria çohet deri në fund në parlamentin e cunguar, opozita nuk do ta njohë dhe sapo të ketë mundësinë e qeverisjes për ta zhbërë këtë legjislacion bashkë me shoqatat e gazetarëve të pezullojmë çdo masë të tillë arbitare.

Shteti nis kryesinë e OSBE me një sjellje rrugaçërore dhe kriminale, kundër lirisë së medias.

Mirënjohje për institucionet ndërkombëtare që i janë përgjigjur shqetësimit tuaj si gazetarë dhe thirrje për të gjithë për t’u bashkuar në këtë kauze që është e medias dhe gazetarëve dhe medias por mbi të gjitha e qytetarëve.

Ne na bashkon interesi publik.Top Channel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI thanë se është lez bike, reagon për herë të parë Era Rusi
Artikulli tjetërMjekët nuk e zbuluan se kishte kan cer, ndërron jetë 8-vjeçarja