Artan Hoxha si kurrë më parë tregon për jetën: Kam qenë emigrant, punoja në bujqësi dhe taverna… si iu futa medias(HISTORIA)

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ishte një nga personat e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ku ishte përzgjedhur si një nga personazhet e vitit 2019.

Advertisements

Hoxha ndau me publikun historinë e jetës së tij, ku edhe tregoi për periudhën kur ka qenë emigrant. Hoxha tha se ka punuar në bujqësi, ndërtim dhe taverna dhe se kur u kthye në Shqipëri nga autoritetet greke, pasi kishte hyrë në mënyrë të paligjshme, kishte 350 mijë dhrahmi me vete.

“Kam qenë emigrant në Greqi dhe Itali por më shumë në Greqi. Në vitin 1991 kur u hapën kufijtë me kuriozitetin që kishim unë mbaj mend kam qenë me pushimet e verës, në gjimnaz sa kisha mbaruar pushimet …kam qenë në vitin e dytë gjimnaz dhe ika në Greqi…Mora malin dhe kam bërë goxha rrugë në këmbë madje kujtoj që kam mbajtur dhe ditar. Kam patur shënime çdo moment kur bënim pushim për të ngrënë bukë ose për t’u çlodhur.

Advertisements

Herën e parë rruga zgjati 4 ditë, kemi kaluar Sarandaporën nga lumi që bashkohet me Vjosën tek tri Urat, mbaj mend kemi lënë Konicën në krahë të djathtë dhe kemi përshkruar të gjithë alpet greke deri kemi dalë në Larisa. Janë zona që unë tani mbrapa kam dashur disa herë t’i vizitoj, nuk e kam bërë dot këtë udhëtim kur kam kaluar nga mali Gramozit dy herë. E kam dhe për punë të njëjtën rrugë , që bëra si emigrant sesi çohej kanabisi. Mua më ka rastisur një herë me mushkë dhe kishte diçka interesante që mushka e dinte rrugën më mirë se ne.

Mushka e dinte ku do të shkonte dhe në ndiqnim shtegun ajo shkarkohej atje dhe kthehet vet mbrapsht. Në Itali nuk kam qëndruar shumë, shkova si emigrant nga Greqia shkova në Itali dhe më pas sërish në Greqi. Ai që kishte shkuar përpara nesh dhe kishte ndenjur 6 muaj në Greqi, na mësoi që fjalën ‘jo’ nuk duhej t’a thonim, çfarëdolloj pune të dilte në do ta bënim. Dhe pastaj kemi zënë me rashë të gjitha punët në ndërtim, në bujqësi, në taverna.

Gjithë ideja ishte të siguroje ditën e punës, mundësisht të gjejë 2-3 punë brenda një dite sepse kam qenë me kohën e kufizuar dhe me idenë që do të ktheheshim. Mua më kanë kthyer se vetë nuk kam ardhur ndonjëherë, më ka kthyer policia më kanë kthyer nga ato operacionet e famshme ‘fshesa’. Kur jam kthyer kam patur 350 mijë dhrahmi…Mua nuk më bënte përshtypje shumë pasuria sesa më bënte përshtypje, isha kurioz…dhe bëra shumë mirë që i bëra aq herët sepse kisha një bindje në mendjen time që atë që kisha ëndërr nuk do ta bëja dot në Greqi apo në Itali…,”-është shprehur Hoxha në studion e Opinion.

Hoxha zbulon më tej se e gjeti veten tek kronika dhe aktualiteti sepse nga të gjitha fushat, pa që ishte sektori që kishte më pak ndërhyrje nga të jashtë.

“Populli ka një shprehje shumë interesante “Jep dy lekë e hy në valle, jep 5 e nuk del dot”. Tani unë kam hyrë aty brenda. Është një serial që ka një shprehje të famshme, që thotë që “Gazetaria është skica e parë e historisë”. Ti ke mundësinë para se të fillosh të shkruash historinë, ti je i pari aty dhe ke mundësi që të shikosh të freskët dhe sidomos unë ngela tek kronika dhe aktualiteti sepse nga të gjitha ato që pashë mu duk si sektori që ishte më i lirë se të tjerët, pra nuk ndërhynte shumë pronari, kryeredaktori, sepse sa i thoshe ti emrin e një ban diti thoshte “lëre të merret ky me ata, vetëm aman mos të na krijojë probleme”. Është një fushë krejt e lirë që ti ke më shumë hapësirë.

Mbaj mend se më ka rastisur të punojë edhe me kryeredaktor Blushin, edhe më Baxhakun dhe me Çanin dhe sa herë vinte një b ande te dera thoshin “bëj ca të duash dil te dera merru vesh me ta”. Mendoj që Shqipëria për shkak të zhvillimeve të vrullshme që pati gjatë këtyre 3 dekadave ishte një fushë krejt e parrahur, ne nuk kishim modele fikse kë duhet të ndiqnim por të jepte mundësinë që të krijoje modelin tënd. Nga viti 1998-1999 kur filloi ajo lufta ku shteti po përballej me krimin dhe kemi qenë në një takim me të huaj dhe mbaj mend një gazetar i cili tha “gazetaria është i vetmi profesion ku ti mund të jesh i thjeshtë në rrugë me duar në xhepa, por të lësh pa gjumë njeriun më të fuqishëm të vendit”. Kjo e rrjeteve sociale ende nuk është maturuar dhe besoj se gazetaria nuk do të zhduket. Nga të preferuarit e mi ka qenë gjithmonë Ernest Heminguej dhe gjenialiteti i tij nisi me shkrimet e shpejta që duhet të bënte, ne na duhet të raportojmë për ngjarje shumë shpejt. Nuk e ndaj dot sot me th ikë ku mbaron bota e krimit dhe ku fillon e politikës”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShpë rthimi në Tiranë/ Kush eshte tropojani i dën uar për dro gë te cilit iu vu tri tol(EMRI)
Artikulli tjetërEpoka e Merkelit drejt fundit, cila është trashëgimia e saj dhe pse kushdo që do ta pasojë s’do ta ketë të lehtë?