Prej disa kohësh Amarda Toska është larguar nga ekrani i televizioneve duke iu përkushtuar biznesit të saj.
Advertisements
Karriera e saj në ekran ka nisur si pjesë e trupës së baletit në “Portokalli” dhe më pas ajo mori edhe drejtimin e emisionit të humorit. Më pas ajo u shkëput për disa vite pasi u bë mama për herë të parë me djalin Joelin.
Për t’u rikthyer më pas në emisionin “Dancing With The Stars”, për t’u shkëputur më pas nga televizioni. Por me postimin e fundit Ami tregon detaje të reja.
Advertisements
Ajo shfaqet në zyrë dhe në dorë mban një fletë ndërsa në përshkrimin e fotos: Portokalli, shtëpi e ëmbla shtëpi.
Të jetë duke u kthyer vallë? Apo kemi të bëjmë me një special për emisionin special në natën e Vitit të Ri?
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!