Zgjedhje të parakohshme? Deputetja e PS habit me deklaratën e e saj: Jemi gati

Ish-zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas votimit sot Shkodër për zgjedhjen e delegatëve të rinj në Partinë Socialiste. Pas votimit, Mesi ka dhënë një mesazh, teksa ka deklaruar se me këtë President apo me një tjetër, në Shkodër do të ketë zgjedhje të pjesshme të parakohshme.

Advertisements

Më tej, ajo ka shtuar se PS është e gatshme për zgjedhje të parakohshme dhe në rang kombëtar, duke shtuar se kjo forcë politike ka 500 mijë vota më tepër.

“Me ketë President ose një tjetër, në Shkodër do të ketë zgjedhje të pjesshme të parakohshme. PS është e gatshme për çdo sfidë tjetër qofshin edhe zgjedhjet e parakohshme në rang kombëtar, sepse jemi forca me e madhe politike dhe aktualisht që flasim kemi 500 mijë vota më tepër, tha deputetja e PS.

Advertisements

Nga deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama është mohuar gjithnjë mundësia për zgjedhje të parakohshme. Kreu i qeverisë ka artikuluar se zgjedhjet do të zhvillohen kur mbaron mandati i dytë katërvjeçar i qeverisë, në vitin 2021.

Opozita nga ana tjetër kërkon prej kohësh zgjedhje të parakohshme pa Ramën kryeministër dhe me një qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTifozi anglez ngelet pa fjalë në Kosovë, ja çfarë shkruan ai
Artikulli tjetërPërgjimet zbuluan ba ndën shqiptare të ‘skifterave’, si i plaçkisnin natën vilat. Kur shihnin që ‘turbullohej uji’ ata ..