Zbardhet takimi, Meta i bën kërkesën e paimagjinueshme Besnik Muçit

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, i dekretuar nga Presidenti i Republikës, Besnik Muçi, është thirrur në një takim në Presidencë në lidhje me situatën e krijuar pas shkarkimit të tij nga Komisioni i Posaçim i Apelimit. Sipas informacioneve mësohet se takimi është thirrur nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka falenderuar Muçin që pranoi të ushtronte të drejtën kushtetuese dhe të emërohej si gjyqtar.

Advertisements

Pas takimit Presidenca ka zbardhur bisedën mes tyre dhe bëhet me dije se Muçi i deklaroi Presidentit Meta se, procesi i rivlerësimit kalimtar i kryer në Kolegjin e Posacëm të Apelimit ka qenë tepër diskri minues edhe për faktin e qëndrimeve të tij si gjyqtar kushtetues.

Nga ana tjetër Meta i kërkoi Muçit që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues.

Advertisements

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA

Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim z.Besnik Muçi. Presidenti Meta, e falenderoi z.Muçi që pranoi të ushtronte detyrën e Gjyqtarit të Gjykatësit Kushtetues, si kandidatura e parë e përzgjedhur nga Presidenti i Republikës. Presidenti Meta i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues.

Z.Muçi i deklaroi Presidentit Meta se, procesi i rivlerësimit kalimtar i kryer në Kolegjin e Posacëm të Apelimit ka qenë tepër diskriminues edhe për faktin e qëndrimeve të tij si gjyqtar kushtetues. Z.Muçi i shprehu Presidentit Meta se nuk është politikan, por një jurist dhe duhet të veprojë si i tillë deri në fund për të kërkuar të drejtat e tij pranë çdo gjykate ndërkombëtare, vendimi i së cilës ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë zoti Muçi e garantoi Presidentin Meta se do të mirëkuptojë çdo veprim të mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës, për të vijuar procesin midis tyre në lidhje me plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti Meta ndërkohë është në pritje të njoftimit nga Gjykata Kushtetuese për të rishpallur mënjehërë këtë vakancë për aplikim.

Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMakina luksoze del nga rruga dhe përfundon me rrotat lart, nënë e bir shpëtojnë për mrekulli
Artikulli tjetër“Koka 1 metër larg trupit”, gjendet i cop ëtuar elefanti i rrallë, ja çfarë ka ndodhur