Taulant Xhaka ka reaguar publikisht, përmes rrjeteve sociale, duke sqaruar pozicionin e tij në lidhje me kombëtaren.
Advertisements
Pas zërave të djeshëm, edhe deklaratës së trajnerit Edy Reja, se lojtari ka refuzuar të vijë në grumbullimin kuqezi për dy eliminatoret me Andorrën dhe Francën, ka ardhur sqarimi i futbollistit të Basel, nën titullin me germa kapitale: TAULANT XHAKA NUK E KA REFUZUAR KOMBËTAREN SHQIPTARE!
“Kësaj here jam tejet i habitur me shkrimet nëpër media. Nuk po e kuptoj pse trajneri i kombëtares, z. Edi Reja, qenka shprehur se gjoja: unë, Taulant Xhaka, paskam refuzuar kombëtaren shqiptare. Ky lajm i ka tronditur fansat e moshave të vogla, sepse të tjerët as që e kanë besuar. Për hir dhe respektit të gjithë fansave të mi, po jap këtë lajmërim: nuk e kam refuzuar, as nuk e refuzoj kurrë kombëtaren tonë. Kam qenë dy herë në listën e pritjes nga trajneri, ndërsa tani jam me leje mjeku. Pra, kam një lëndim muskular dhe më vjen shumë keq që nuk mund ta ndihmoj momentalisht Shqipërinë time. Me respekt, Taulant Xhaka”.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!