Tribunat e stadiumit Kombëtar me emra futbollistësh? Zbulohet vendimi i ri i FSHF-së

Pak ditë më parë u njoftua se është arritur akordi me kompaninë ajrore “Air Albania” për komercializimin e emrit të stadiumit Kombëtar, që do të zëvendësojë “Qemal Stafën” e dikurshëm. Mësohet se kjo kompani do të paguajë plot 650 mijë euro në vit për vendosjen e emrit.

Advertisements

Ndërkohë së fundmi FSHF ka marrë një vendim tepër interesant për sa i përket tribunave. Ato do të mbajnë emra futbollistësh, kryesisht atyre legjendarë, që kanë shkruar historinë në futbollin shqiptar.

Një vendim tepër interesant ky i Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa çdo tribunë e stadiumit Kombëtar do të identifikohet me një emër futbollisti shqiptar. PANORAMASPORT.AL

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kërko falje ose të nxjerr jashtë”, përplasen ashpër Eni Vasili dhe Klevis Balliu
Artikulli tjetërDPSHTRR jep lajmin e mirë, ja per cilat makina rimbursohen tarifat e regjistrimit