Përfaqësuesja e Kosovës luan mbrëmjen e së dielës në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Anglisë ndeshjen e fundit kualifikuese për EURO 2020.
Advertisements
Në prag të kësaj ndeshje, pritet që një numër i madh i tifozëve anglezëve të jenë në Prishtinë, madje disa prej tyre kanë mbërritur.
Në Kosovë janë përkujdesur për një mirëpritje për anglezët, duke vendosur edhe disa banderola në Prishtinë e po ashtu edhe në aerportin ‘Adem Jashari’.
Advertisements
Mirëpritjen e kosovarëve veç ka filluar ta ndjejë një tifoz anglez, që gjendet tashmë në Prishtinë. Ai përmes një reagimi në Twitter, tregon edhe përjetimin.
Ai shkruan:
Saktësisht si e parashikoja të ishte. Megjithatë, këtu të paktën jemi shumë të mirëpritur”.
Pristina, Kosovo 🇽🇰
Exactly how I envisaged it to be. Still, at least we're very welcome here pic.twitter.com/15x42lIGFp
— Adam Seeley (@Adam_Seeley) November 15, 2019
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!