Tifozi anglez humb portofolin në Prishtinë, por ngel pa fjalë pas gjestit të të riut(Foto)

Një tifoz anglez, Steve Bruce, i ka lavdëruar kosovarët në llogarinë e tij në Tëitter, duke treguar se si i ishte kthyer kuleta me 500 funte brenda dhe me të gjitha kartat e kreditit, pasi i kishte rënë në Prishtinë.

Advertisements

Anglia fitoi 4:0 në një ndeshje të parëndësishme në karakterin garues, duke qenë se verdhekaltrit i kishin humbur gjasat për kualifikim tashmë dhe “Tre luanët” e kishte siguruar biletën për turneun e verës së ardhshme – por ky takim do të shkruhet në librat e historisë për gjithë atë që ndodhi brenda dy ditëve, raporton Gazeta Express.

Kosova e mahniti botën me mënyrën sesi e priti Anglinë në Prishtinë, si shenjë falënderimi dhe mirënjohje për ndihmën dhe kontributin që Britania e Madhe ka dhënë në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Advertisements

Nga tifozët, lojtarët, stafi dhe trajneri, të gjithë në kampin anglez kanë mbetur gojëhapur me pritjen që u është ofruar nga kosovarët.

Njëri ndër këta tifozë ishte edhe Simon Bruce. Ai ka bërë të ditur se i kishte humbur kuleta në Prishtinë, por menjëherë i ishte kthyer me gjithçka brenda nga një kosovar.

“Më ra kuleta në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalosh hyn në lokal dhe ma kthye, pa më marrë asgjë. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, shkroi Bruce në llogarinë e tij në Twitter.

Edhe qendërmbrojtësi i Anglisë dhe Manchester Unitedit, Harry Maguire, i falënderoi tifozët e Kosovës në llogarinë e tij në Twitter.

“Kosovë, ishte kënaqësi – faleminderit për mikpritjen e mrekullueshme. Vend i bukur, njerëz të dashur. Shumë fat në të ardhmen”, ka shkruar Maguire në Twitter, duke vendosur edhe emoji flamurin e Kosovës dhe një zemër. /Gazeta Express/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTërmet i fuqishëm në Ballkan, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë
Artikulli tjetërZbardhet takimi me dyer të mbyllura te Meta, nga zgjedhjet e parakohshme tek … ja çfarë u diskutua