Një rrëfim tro nditës, në emisionin ’’Pa gjurmë’’ erdhi këtë të enjte, një nënë në kërkim të vajzës, që lindi 22 vite më parë.
Advertisements
42-vjeçarja rrëfen dashurinë që pati me djalin durrsak, premtimet se do të bënte një jetë si në përralla deri tek tra fikimi për qëllime pros titucioni në Puglia të Italisë. Vite me radhë e shfrytëzuar çdo ditë, Bora asokohe një 19-vjeçare mbeti shtatzënë me tutorin e saj.
Bora (pseudonim i vendosur nga redaksia) është një nga qindra femra shqiptare, të cilat pas viteve 90 pësuan të njëjtin fat, atë të daljes në rrugë kundrejt premtive e mashtrimeve për martesë.
Advertisements
Asokohe e sapodashuruar me një djalë, nga qyteti bregdetar i Durrësit, për të cilin mësoi më vonë që ishte i martuar. A.Gj i premtoi një jetë të mirë në Itali, atje ku do të punonin dhe jetonin së bashku.
Nëntorin e vitit 1996, Bora mbetet shtatzënë me tutorin që e detyroi të dilte në rrugë. Ishte 4 muajshe, kur A.Gj bie në bu rg për shfrytëzim prost itucioni dhe u dë nua me 7 vite.
“Motrat i kisha të martuara, baba më kishte vd ekur. Nuk shkoja me mamin dhe doja të ikja nga shtëpia. Fqinji do të ikësh në Itali me këtë dhe ika..Isha 19 vjeç, ai ishte 26 vjeç. Kam ndenjur në Durrës, një javë dhe pastaj ika në Itali. Gjatë kësaj kohe qëndroja në hotel, i ka paguar ai. Më premtoi se do kishim familje, do ndanim qiranë. Në ato momente e shihja si shpëtimtar. Ndaluam në Bari dhe pastaj në Udine. Ndenja 3 muaj, pastaj më kapi policia, se unë punoja dhe ai rrinte në shtëpi. Më çoi te shokët e vet, këta kishin shumë vajza. Refuzova në fillim, por ai më dha urdhër “tani këtu do bësh atë që them unë”. Edhe më ka dh unuar. Erdha në Tiranë dhe më priti vëllai i tij…S’kisha ku të shkoja, s’njihja askënd. Ishte i martuar, kishte dy fëmijë. Më strehoi te motra e tij , kishte dy fëmijë. Ai vogli më tregonte se është i martuar, as motra dhe as vëllai tjetër. Një natë erdhi dhe gruaja e atij, e kishte dëgjuar që burri kishte një goc tjetër dhe erdhi dhe më rrahi. Nuk e dija kush ishte, e largoi atë. Pastaj mësova që isha shtatzënë.
Në Perugia, edhe pse isha shtatzënë, por nuk e dija, vazhdoja që të bëja të njëjtën punë. Ishim 10-12 goca. Kam punuar deri 8 muajshe shtatzënë, pastaj më kapi policia. Më detyronin me dh unë të dija, dukesha që isha shtatzënë”, rrëfen Bora.
Një muaj para se të lindte vajzën, Bora kapet nga policia dhe kthehet në Shqipëri, aty ku e priti, I.Gj vëllai i tutorit të saj. Ai i siguroi një hotel tek plepat në Durrës ku vajza qëndroi derisa solli në jetë vajzën, më 26 korrik të vitit 1997.
“Një muaj para se të lindja, më kapi policia. Ato dy netë më çuan në avion. Policia qeshnin kur më shikonin mua shtatzënë që pr ostituoja. Dija shumë pak italisht, vetëm ato pak fjalë që duheshin për puna. Më kthyen në Shqipëri dhe aty më priste sërish aty. Më fshehu në një hotel në Durrës, afër Plepat. Nuk ia di emrin hotelin. Aty punonte çuni i xhaxhait të tra fikantit. Aty linda, s’më ndihmoi asnjë. E linda vetë fëmijën, më doli dhe placenta, pastaj e pre va dhe pastaj e lidha. Ka lindur në orën 02:30, në orën 05:00 erdhën ato dhe ma morën gocën. Nga e mërkura isha sëmurë, goca ka lindur të shtunën. Ai më detyronte që të pros tituoja që të bëja lekë që të paguanin avokatin që të nxirrja tutorin, babanë e fëmijës tim”, tregon ajo.
Vetëm dy orë pati fatin ta shihte të bijën, kur I.GJ ia rrëm beu nga duart dhe ajo nuk e pa më kurrë.
Ende lehonë, e detyrojnë të kthehet në Itali. E nisin me gomone ku e pritën të tjerë persona. Ajo detyrohet të dalë përsëri në rrugë. Vite me radhë shfrytëzimi, ajo nuk e pa më vajzën që lindi, as me djalin nga Durrësi nuk pati më kurrë kontakte. Ajo arriti të shpëtojë nga duart e tutorëve të tjerë falë ndihmës që i dha një nga klientët e saj. Ai e nxori nga agonia dhe e ndihmoi të largohej përgjithnjë nga rruga, ndërsa nga ajo ditë ata jetojnë bashkë dhe kanë një djalë 19 vjeç.
Bora 42-vjeç vjen në emisionin ’’Pa gjurmë’’, të bëjë një apel, ende në kërkim të vajzës që lindi 22 vite më parë, e ndërsa sot fatmirësisht jeta i ka marrë një tjetër kthesë.
“Në vitin 1998 u martova me italianin, kam edhe një çun. Burri e di historinë. Shumë emocione, më kishte munguar, ndoshta nuk ishte faji i asaj. Ndoshta ka qenë gabimi dhe i imi”, shprehet ajo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!