Policia italiane ka shkatërruar një ba ndë shqiptarësh të specializuar në pl açkitjet e vilave. Policia arrestoi një grup shqiptarësh të përfshirë në vjedhjen dhe pla çkitjen e vilave në Italinë qendrore dhe veriore.
Advertisements
Gjashtë shqiptarë përfunduan në pranga, kurse nëntë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Hajdutët vepronin kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe pas mesnatës, nga Roma në qytetet e tjera të Italisë qendrore dhe veriore.
Advertisements
Ata shfrytëzonin momentet kur pronarët ishin në shtëpi dhe në disa raste, përveç parave dhe sendeve me vlerë, ata kanë marrë edhe çelësat e makinave të pronarëve të banesave dhe me makinat e tyre kanë ikuar dhe kanë kryer vjedhjet e tjera.
Hetimet kishin nisur rreth një vit më parë kur policët kishin arritur në gjurmët e disa prej shqiptarëve të arrestuar sot, por të cilët kishin arritur të shpëtonin atëherë, pasi kishin kryer një vjedhje. Hetimet pasuese, të kryera me përgjime dhe ndjekje të personave që ishin në hetim, nxorën në pah ekzistencën e një grupi të strukturuar që sipas mediave italiane ishin profesionistë të vërtetë në fushën e vjedhjeve, të cilët mburreshin se fitonin më shumë se një milion euro.
Për t’i shpëtuar policisë italiane dhe për të shmangur ndonjë dyshim, gr abitësit gjithmonë merrnin një seri masash që i shtynin të pezullonin përkohësisht “aktivitetet k riminale” dhe ktheheshin në vendin e origjinës për të “qetësuar ujërat”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!