Pas barazimit të hidhur me Andorën, Edi Reja ul në stol Roshin, ja si pritet të ndryshojë formacioni ndaj Francës

Pas barazimit zhgënjyes ndaj Andorrës, kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e fundit të eleminatoreve, përballë Francës në shtëpi.

Advertisements

Trajneri i ekipit, Edi Reja vijon të mbetet besnik i skemës 3-5-2, por kjo skemë e penalizon Odise Roshin dhe sipas të gjitha gjasave, ai nesër nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë.

Në portë si titullar do të rikthehet Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje i vetmi ndryshim do të jetë Dermaku për Veselin. Pra, treshja e prapavijës me Ismajlin, Dermakun dhe Gjimshitin.

Advertisements

Mesfusha do të ketë më tepër ndryshime. Nga e djathta do të vendoset Hysaj, ndërsa në krahun tjetër Lenjani.

Gjithashtu rikthehen titullarë në qendër Bare e Gjasula. Lojtari që plotëson pesëshen është Memushaj. Ndërsa sulmi do të mbetet i pandryshuar me dyshen Manaj-Balaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakProbleme me zemrën, Vuçiç shtrohet me urgjencë në spital(Detaje)
Artikulli tjetërKër cënohet me jetë trajneri i njohur, zarfi anonim me plu mb brenda