Sizmologu Rrapo Ormeni tha se do të ketë të tjera pas goditje nga lëkundjet, por theksoi se do të jenë më të lehta.
Advertisements
Në një lidhje direkte për “News24” sizmologu u bëri thirrje qytetareve që të qëndrojnë edhe për disa orë jashtë banesave, pasi godinat kanë pësuar ulje të rezistencës.
“Do ketë lëkundje të tjera. Por pasgoditjet do jenë të nivelit më të ulët. Njerëzit duhet të qëndrojnë edhe për disa orë jashtë sepse godinat kanë pësuar ulje të rezistencës.
Advertisements
Në godinat e dëmtuara më shumë të hyhet vetëm pas kontrollit nga ekspertët.
Njerëzit të jenë të kujdesshëm për të qëndruar jashtë godinave. Një situatë e ngjashme në vitin 1926 ku ka rënë një goditje më e madhe e më pas të tjera”, tha Ormeni.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!