Lëkundje të forta sizmike u regjistruan ditën e sotme në vendin tonë. Dëmet janë të mëdha. Deri më tani raportohet se 8 persona kanë ndërruar jetë.
Advertisements
Ndërkohë që ka ende shumë persona të mbetur nën rrënoja. Shumë prej mediave të huaja kanë raportuar situatën e rënduar në vendin tonë, duke nisur nga ‘’BBC’’, ‘’La Repubblica’’, ‘’AFP’’ dhe shumë e shumë të tjera.
Video janë publikuar nga këto media dhe përshkruhet se si shqiptarët i përpiu toka. Ato raportojnë se mësimi është pezulluar për ditën e sotme dhe ndihma nga Kosova, Maqedonia e Veriu dhe Mali i Zi po vijnë.
Advertisements
Gazetarët e huaj pyesin nëse Shqipëria ka fuqi për ta përballuar këtë katastrofë. Po ashtu pyesin se ku do qëndrojnë, ku janë duke qëndruar tani banorët.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!