Pa fjalë! “Çfarë mikpritje”! Anglia falenderon publikisht Kosovën(Foto)

Kombëtarja e Anglisë e ka falënderuar Kosovën publikisht për mikpritjen e ngrohtë që ua ka bërë lojtarëve dhe tifozëve të saj gjatë vizitës në Prishtinë, për ndeshjen përmbyllëse në fushatën kualifikuese për “Euro 2020”.

Advertisements

Kosova e mahniti botën me mënyrën sesi e priti Anglinë në Prishtinë, si shenj falënderimi dhe mirënjohje për ndihmën dhe kontributin që Britania e Madhe ka dhënë në çlirimin dhe pavarësimin e vendit më të ri në Europë. Nga tifozët, lojtarët, stafi dhe trajneri, të gjithë në kampin anglez kanë mbetur gojëhapur me pritjen që u është ofruar nga kosovarët.

Madje mediat botërore e kanë marrë Kosovën si shembull se si duhet të pritet një ekip vizitor në futboll. Kombëtarja e Anglisë e ka falënderuar “dardanët” për mikpritjen pas mbërritjes në ishull, përmes një postimi në rrjetet sociale

Advertisements

“Çfarë mikpritje! Faleminderit Kosovë”, shkruhet në llogarinë e ekipit kombëtar anglez në Twitter.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU nda me Rudina Dembacajn, burrin mekanik e ndjek “fati i zi”, Aleksi rrëfen ‘dramën’: Sa lava makinën, tashi e(Foto)
Artikulli tjetër1 vit pas ndarjes, a është në lidhje të re Eneda Tarifa? Ja çfarë thotë këngëtarja