Olta Xhaçka siguron qytetarët e pastrehë: Do të akomodoheni në hotelet më të mira

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëri thirrje për angazhimin e qytetarëve, firmave të ndërtimit, bizneseve etj që të japin kontributin e tyre në sistemimin e qytetarëve të prekur nga tërmeti tra gjik i 26 nëntorit.

Advertisements

Përpara mediave, Xhaçka kërkoi që çdo qytetar apo biznes që dëshiron të kontribuojë për njerëzit e prekur të dërgojnë ndihmat në shtabet e emergjencave të ngritura nga Ministria e Mbrojtjes.

‘’Kjo ndihmë të koordinohet për të qenë efikasë. E kuptoj ndihmën që shumë njerëz kanë dhënë, por që këto ndihma të shkojnë në drejtim të duhur dhe të prioritizohen nevojat e qytetarëve, duhet të kanalizohen nëpërmjet strukturave të emergjencës.

Advertisements

Çdokush që dëshiron të kontribuojë të kontaktojë në numrat 04 22 22 223/ 04 22 28 250. Për të koordinuar ndihmën dhe për tu adresuar në pikat e posaçme që po ngrihen në pikat kryesore.

Media kanë bërë punë të madhe dhe do t’u lutesha që të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre edhe tani që duhet të shpërndahen ndihmat. Kemi nevojë për logjistikë, veshmbadhje, por sfida e vërtetë është rindërtimi. E di nga informacionet që kanë shumë biznese ndërtimi, firma që duan të ndihmojnë. U bëj me dije të depozitojnë në shtabet tona kontratat e tyre në mënyrë që të katalogojmë.

Dua të informojë banorët e Durrësit, Thumanës se do të strehohen në hotelet më të mirë në Durrës, Tiranë etj. Në një tjetër akt solidariteti, dua të falenderoj shumë drejtues dhe mjete transporti që kanë bërë të mundur lëvizjen dhe akomodimin e shumë njerëzve’’, bëri me dije Xhaçka.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMarko Kepi, shkodrani ne New York mbledh rreth 1 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti
Artikulli tjetërA ka gje me te dhimbshme?/ Babai kthehet në banesën ku humbi vajzën, gjen vetëm xhupin dhe librat