Nuk lejohen as farat, zbulohen masat drastike për Shqipëri-Francë. Ja çfarë duhet të dini për nesër

Stadiumi i ri kombëtar, i cili nisi si “Air Albania Stadium”, por pritet që të mbajë emrin “Air Albania”, do të inaugurohet nesër me ndeshjen e fundit të eliminatoreve në Grupin H, Shqipëri-Francë. Testi i parë i këtij impianti të ri u krye para një jave, në sfidën e femrave, Vllaznia-Apolonia, por nesër është prova e së vërtetës për “Air Albania Stadium”.

Advertisements

Në çdo ndeshje janë disa rregulla që duhen zbatuar nga tifozët, por shtëpia e re e kuqezinjve dhe e futbollit shqiptar ka disa rregulla të reja, të papraktikuara më parë në Shqipëri. Rregulli që nuk ishte praktikuar më parë ka të bëjë me ndalimin e një vesi për shumë tifozë shqiptarë, ngrënia e farave në stadium.

Në “Air Albania Stadium” farat janë të ndaluara. Gjithashtu, tifozët nuk mund të hyjnë në stadium me jelekë fosforeshentë pa logon përkatëse. Biletat e ndeshjes do të kontrollohen përkundrejt kartës së identitetit, rregull i cili mund të zbatohet në vijim edhe për ndeshjet e kampionatit shqiptar që pritet të zhvillohen në këtë impiant, kryesisht derbi i kryeqytetit.

Advertisements

Nëse në stadiumet e tjera është lejuar që të futen shishet e ujit pa tapë, tani lëngjet ndalohen që të futen nga porta e stadiumit, pasi ato mund të blihen në ambientet e shërbimit që ofron impianti i ri

Rregullat që duhet të dinë tifozët për nesër:

1. Do kontrollohet karta e identitetit dhe bileta. Gjithashtu do të ketë kontroll fizik të tifozëve;

2. Nuk lejohen të futen në stadium tifozë me jelekë të paloguar;

3. Nuk do të lejohen tifozët që mbajnë çanta shpine, çadra, çakmakë, aparate fotografikë apo kamera, e gjithashtu fara luledielli.

4. Uji dhe pijet e tjera nuk do të lejohen të futen nga jashtë stadiumit, pasi tifozët kanë mundësinë t’i blejnë në tribunat përkatëse, ku do të ketë shërbim katering.

5. Mjete piroteknike si flakadanë, fishekzjarrë, kapsolla apo tymuese janë rreptësisht të ndaluara.

6. Tifozëve u ndalohen edhe vuvuzelat, boritë, bilbilat dhe lazerat.

7. Flamujt dhe simbole të tjera kombëtare do të lejohen vetëm me shkopinj plastikë.

8. Janë rreptësisht të ndaluara banderolat me përmbajtje politike.Panorama

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTërmeti me magnitudë 4.2 shkund Greqinë, ja ku ishte epiqendra
Artikulli tjetërPas divorcit, Rudina Dembacaj pranon lidhjen me ish-deputetin?(FOTO)