Një ngjarje e shumëpritur nga të gjithë! Hapet shkolla e parë shqipe në Spanjë(Foto)

Edhe pse numri i shqiptarëve në Spanjë është i madh, pas shumë vitesh në këtë vend është hapur për herë të parë një shkollë në gjuhën shqipe.

Advertisements

Fëmijët shqiptarë që jetojnë në Madrid do të kenë një vend ku mund të mësojnë gjuhën shqipe. Familjet shqiptare janë shprehur të lumtur për këtë lajm.

Dëri më tani mësohet se fëmijët që janë regjistruar janë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Lajmi për hapjen e kësaj shkolle është dhëna nga faqja ‘Shqiptarët në Spanjë’. Po ashtu janë shpërndarë edhe foto, ku shikohet se fëmijët shqiptarë janë shumë të lumtur për hapjen e shkollës.

Advertisements

Në një postim në rrjetet sociale shkruhet:

Sot ishte nje dite e veçante per Shqiptaret ne Spanje!! Me 24 Nentore te 2019 u çel per here te pare ne Spanje mesonjetorja Shqipe. Per ne eshte nje dite historike dhe nje ngjarje e shumepritur nga te gjithe. Tashme femijet ne Madrid, dhe shpresojme edhe me tej, do te kene nje kend ku te flasin dhe te luajne me njeri-tjetrin ne Shqip. Ne kete dite te pare paten mundesi te vijne familje nga te gjitha trevat shqipfolese, nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia. U emocionuam kur morem vesh qe kishte familje qe kishin ardhur nga skajet me te largeta te Spanjes vetem e vetem per te mos humbur kete dite te veçante. Falenderojme shume mesuese Flora Andona Sallabanda per emocionet qe na percolli sot. Falenderojme Ambasada e Shqipërisë në Madrid / Albanian Embassy in Spain dhe Ambasadorin Gazmend Barbullushin per mbeshtetjen e tyre te vazhdueshme dhe institucionale. Patjeter edhe antaret e Shoqates se Shqiptareve ne Spanje, Altin Hyseni, Eridona Brahaj dhe Edland Graci. Aktivitete te tilla paçim ngahera.’’

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU arre stua për përfshirje në një rrjet pro stitucioni, ja kush e fundosi ‘Zogun e Tiranës’
Artikulli tjetërDhu noi arbitrin, ja sa vite b urg rrezikon basketbollisti i Tiranës