Ndahet papritur nga jeta gazetari dhe skenaristi i njohur

Kineasti dhe gazetari i mirënjohur Ilia Dede është ndarë papritur nga jeta.

Advertisements

Kolegët dhe miqtë e skenaristit të mirënjohur të kinostudios “Shqipëria e re”, kanë dhënë sot lajmin për ndarjen nga jeta të Ilir Dedes, ndërsa kujtojnë përkushtimin e tij për filmat dokumentar.

Ilir Dede lindi në 27 gusht të vitit 1952 dhe pas përfundimit të studimeve të larta për gazetari, në vitin 1974 filloi punë në Kinostudio si redaktor i filmave kronikalë e dokumentarë dhe si autor tekstesh. Ai ka shkruar rreth 60 skenare filmash, ndërsa paralelisht u mor edhe me gazetari.

Advertisements

Filmografia dokumentare e skenaristit Ilia Dede përfshin të gjitha llojet e nënllojet e gjinisë së filmit, dokumentar, filma shkencorë, reportazhe për ngjarje të kohës dhe vepra ku punohej e prodhoheshin portrete për figura të spikatura të historisë shqiptare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKryebashkiakja e Durrësit tro ndit me deklaratën e saj: Të jemi të kënaqur me 50 vik tima!
Artikulli tjetërGazetarët që përjetuan tërmetet live gjatë transmetimit, por nuk iu “dridh qepiku” dhe vazhduan punën