Presidenti Ilir Meta u ka bërë sot thirrje qytetarëve shqiptare që në 8 dhjetor të mblidhen në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia” në një tubim në të cilin i fton të gjithë të kenë në duar flamurin kombëtar.
Advertisements
“Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë vikt imë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor!”, shkruan Meta.
POSTIMI I PLOTE I PRESIDENTIT META
Advertisements
Të dashur qytetarë!
Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”!
Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eli minuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhu nimit të Kushtetutës e ligjit.
Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi!
Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.
Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë v iktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor!
Shqipëria e Para!🇦🇱
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!