“Më përndiqte, thoshte se më donte, më dërgonte mesazhe të pështira”, Rudina Xhunga tregon eksperiencën e saj dhe ben thirrjen e fortë

Nga tryeza “bashkë kundër dh unës”, gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka sjellë një eksperiencë të saj personale se si një person e kërcënonte me mesazhe dhe me këtë histori ajo bëri thirrje që të mos lejohet dh una kundër femrave dhe kërkoi që të ngrihet zëri për të parandaluar këtë fenomen.

Advertisements

RREFIMI

“Sot ishte një ditë e keqe për mua për të ardhur, pasi isha me temperaturë, me grip. Por nuk mund t’i thosha’ JO’ një ditë si kjo. Gra të dh unuara, nuk janë vetëm ato që rrihen nga burri. S’ka lidhje me shkollën dh una. Jam këtu dhe to të jem me gratë që dh unohen. Uroj që të shtohen gratë prokurore pasi janë më të ndjeshme, apo gratë gazetare. Sado që të mblidhen gratë në shesh, ne kemi nevojë për prokurorinë për të luftuar dh unën ndaj tyre. Kemi nevoje per prokurorine. Këtu (Në prokurori) duhej të flitej për nevojën që kemi ndaj ligjit. Kam një eksperiencë personale me prokurorinë e Tiranës në 2003-2004. Më kërcënonte një njeri i çmendur, më çonte mesazhe pa fund. Mesazhe të pështira. E durova, pasi mendova se “je person publik dhe se duhet të paguash një ‘çmim’”.

Advertisements

E lejova të vazhdonte të shkruante, deri sa e padita deri sa u friksova, pasi më kër cënoi. Por më erdhi përgjigja; se ai nuk kishte shkaktuar shkaktuar asnjë vepër penale, pasi më donte. Epo kjo është dh unë ndaj gruas, ndaj njeriut. Një i çmendur më donte. Një i ri që nuk donte veten e vet, më donte mua. Dhe unë duhet ta lejoja?! Ligjet ndryshuan. Tani nuk është kaq e lehtë të duash në këtë mënyrë. Kjo është përndjekje.

Tani e sqaruan se kjo është përndjekje dhe jo dashuri. Atëherë mungonte ligji. Kështu bëhen ligjet pa kapak. Duhet të ngrihet zëri duke mos pasur turp që të dëgjojnë. I ndodh shumë grave, i ka ndodhur nënave tona. Na ndodh neve, mund t’u ndodh edhe fëmijëve tanë po nuk folëm. Duhet t’i kthejmë fjalët në ligje, të bëhesh bashkë. Duhet të bëhen gratë bashkë, ndjesë burrat. Por besoj fuqimisht që së pari gratë janë të pa korruptueshme. Uroj që të shtohen gratë prokurore, të më falin burrat, pasi ka dhe nga ata që nuk do t’i kapë vettingu. Por vettingu na bën mirë të gjithëve. Kemi nevojë për një shoqëri të pastër, pa dh unë. Nuk e di nëse jam në vendin e duhur, për të kujtuar për amnistinë grave të dh unuara. I kam takuar ato në fund të vitit ë kaluar. Uroj për to të bëhet diçka, pasi nuk janë në të njëjtat pozita si burrat që vr asin. Të paktën tani. Më vonë se di si do të ndryshojë shoqëria jonë”l

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDhu noi arbitrin, ja sa vite b urg rrezikon basketbollisti i Tiranës
Artikulli tjetërMësoni si do jetë moti për 5 ditët e ardhshme, ja si do jetë koha për festat e nëntorit