Marko Kepi, shkodrani ne New York mbledh rreth 1 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë ditën e djeshme, shumë shqiptarë anekënd botës u mobilizuan për t’ju ndihmuar në njërën apo mënyrën tjetër të prekurve nga tërmeti, shkruan KultPlus

Advertisements

Së fundmi, me iniciativën e Marko Kepit dhe i cili është edhe kandidat për kryetar komune në New York, dhe Marin Memes është formuar grupi “Albania Earthuqake Relief”, ku mund të ketë qasje kushdo

Qëllimi i këtij grupi në rrjetin social Facebook është t’i bëjë bashkë shqiptarët që janë kudo nëpër botë, dhe aty të mobilizohen për të dërguar çfarëdo ndihme në Shqipëri, në zonat e prekura nga tërmeti me 6.4 shkallë rihter

Advertisements

Anëtarët e këtij grupi bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i mbështesin vik timat.

Të gjitha fondet do të shkojnë drejtpërdrejt te familjet e prekura, dhe tek të lënduarit nga ky tërmet. Ata kanë nevojë për ndihmën tonë!”, shkruhet në këtë grup.

Deri më tani me iniciativën e Kepit, janë mbledhur mbi 700 mijë dollarë amerikan të cilët do t’ju shkojnë të prekurve nga termeti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKlubi i njohur grek i bashkohet vuajtjeve tona: Dhimbja juaj është edhe e jona
Artikulli tjetërOlta Xhaçka siguron qytetarët e pastrehë: Do të akomodoheni në hotelet më të mira