Ndeshja Kosovë-Angli, ishte e rëndësishme në aspektin futbollistik, ku nëse Kosova fitonte kualifikohej, por kjo nuk e ka penguar tifozerinë vendase për të treguar vlera qytetari.
Advertisements
Për kosovarët, asgjë nuk është harruar! Në një kohë shumë të vështirë, Britania jo vetëm ishte një ndër zërat kryesor në luftën ndaj Serbisë në 1998-1999, por edhe hapi dyert e vendit për ta.
Ku ka më mirë sesa në një ndeshje futbolli të shprehet falënderimi për qëndrimin e tyre, e tifozët e Kosovës ishin të përgatitur për ta bërë më së miri këtë gjë.
Advertisements
Në fillim të ndeshjes, tifozët e Kosovës ngritën pankarta dhe flamuj anglezë. Këto pamje kanë bërë xhiron e botës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!