Kujdes ku blini mish në prag të festave, zbulohet urdhri nga AKU

Në prag të festave të nëntorit dhe të fundvitit, nga 20 nëntori deri më 31 dhjetor, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili ka nxjerrë një urdhër për rritjen e kontrolleve në biznese.

Advertisements

Top Channel ka siguruar urdhrin ku thuhet se inspektorët veç kontrollit dokumentar, do të ushtrojnë edhe kontrollet fizike, për produktet me risk të lartë si dhe do të shtohet numri i marrjes së mostrave veçanërisht për nënproduktet e mishit, produktet e qumështit, lëndët e para për prodhime pastiçerie, frutat e thata e të tjera.

“Kjo fushatë do të shtrihet në të gjithë vendin, në të gjithë operatorët e biznesit ushqimor, kryesisht në operatorët e tregtimit me shumicë si dhe stabilimentet e përpunimit dhe prodhimit të produkteve ushqimore. Toleranca do të jetë zero ndaj të gjithë OBU-ve që tentojnë të prishin sigurinë e ushqimit në vend”, shprehet Robert Lili, drejtor i AKU-së.

Advertisements

Në këtë sfidë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon mbështetjen e konsumatorit. Ndaj,veç rubrikës së denoncimit në faqen zyrtare të AKU-së , në bashkëpunim me studentët e Universitetit Bujqësor ka nisur një fushatë sensibilizuese.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU arr estua për v rasjen e gazetares, lirohet biznesmeni
Artikulli tjetërVideoja in time/Ish ministri habit: Poshtërsi hipokrite, veglat gje nitale për atë punë janë