Mesditën e sotme, kryeministri Rama vizitoi Bubqin, një tjetër fshat ky i prekur masivisht nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Advertisements
Kreu i qeverisë, mes premtimeve dhe batutave u përpoq të qetësonte banorët nga kjo dramë qe ka paralizuar prej ditësh Shqipërinë.
Gjatë inspektimit në Bubq, Rama shoqërohej edhe nga zv.kryeministri Erjon Braçe, i cili e ka shoqëruar Ramën drejt shkollës 9-vjeçare ku i ka treguar dëmtimet që e kanë nxjerrë ndërtesën jashtë funksionit.
Advertisements
Rama mesa duket ishte shkujdesur më shumë seç duhej teksa po inspektonte ndërtesën dhe zëvendësi i tij, Erion Braçe e ka kujtuar thuajse me të bërtitur:
‘Kryeministër është e ndaluar të futesh brenda, është e ndaluar të futesh brenda..’
‘Me fal, ndjesë shoku Erion…’, iam kthen Rama.
Biseda e plotë Rama-Braçe:
Edi Rama: Kush e ka bërë këtë?
Erion Braçe: Ekspertët e Ministrisë së Arsimit, i ka marrë Ministria.
Edi Rama: Të merren me strukturën
Erion Braçe: Pa hekur, pa kolona, asgjë. Shihni si është hapur vrimë ajo aty.
(Rama hyn vetë, tenton të hapë derën).
Braçe: Zoti kryeministër, është e ndaluar të hysh brenda, dil, është e ndaluar të hysh brenda
Edi Rama: Më fal, ndjesë, shoku Erion.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!