Kastriot Tusha i zhgënjyer nga Ardit Gjebrea: Prita ftesë për të kënduar himnin, performancën e kisha imagjinuar komplet

Në inagurimin e stadiumit të ri “Air Albania”, Ardit Gjebrea ishte organizatori i performancës fantastike në ceremoninë e hapjes.

Advertisements

Në mesin e artistëve që performuan ishte Juliana Pasha, e cila këndoi me mjaft emocion himnin kombëtar. Madje shprehur edhe falënderimet e saj për këtë mundësi që i kishin dhënë.

Por për këtë ka reaguar dhe Kastriot Tusha, i cili në emisionin “Procesit Sportiv” është shprehur se mund të ishte edhe ai një nga këngëtarët që performuan himnin kombëtar.

Advertisements

“E prita një ftesë nga Ardit Gjebrea, për të kënduar himnin kombëtar në stadium sepse mora vesh që ai ishte organizatori. Po mesa duket ai nuk e pa të arsyeshme. Gjithsesi edhe Juliana Pasha bëri një performancë të shkëlqyer. Por duhet thënë se himni është diçka emocionuese. Duhet të të motivojë. Kur këndoja himnin më parë, ktheja kokën nga futbollistët. Ndoshta s’dinin të gjitha fjalët, por ama nxirrnin disa zanore. Unë e kisha imagjinuar ndryshe. Me 10 tenorë”, u shpreh ai.

Franca mundi dy ditë më parë Shqipërinë me rezultatin 2 me 0. Edhe pse në një impiant të ri, Shqipëri nuk mund të bënte asgjë më shumë ndaj kampionëve të botës të cilët domunuan të gjithë ndeshjen. Edy Reja shfrytësoi të tre zëvendësimet, duke larguar, Lenjanin, Qosen dhe Hysaj, por sërish loja ndryshoi pak. Memushaj, Roshi dhe Trashi i dhanë pak frymë lojës, por nuk mund të bënin asgjë, pasi porta e gjelave ishte e padeprtueshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e Presidentit Meta: Një ditë parlamenti do të shpërndahet, kemi lidera që e kanë pasion të
Artikulli tjetërI bllokuan llogaritë bankare dhe makinën/ Kejvina Kthella shfaqet me dy revole në duar, mesazhi që jep(FOTO)