Ka mjaftuar një fjalë e thënë nga një vajzë që shoferi i “Benzit”, ku pasagjer ishte adoleshenti i ndjerë Kristjan Vasili, të shkelte pedalen e gazit.
Advertisements
Burime për Dosja.al kanë zbardhur detaje të reja nga nata kobshme ku 17-vjeçari ndërroi jetë pranë rrethrrotullimit që të çon në TEG.
Të ndalur me makinat paralele, vajza ka parë nga djemtë që ishin brenda në makinë dhe këta të fundit gjithashtu. “Do garojmë,”– mësohet të ketë thënë ajo,- “Jepi gaz të shohim sa merr “Benzi”.
Advertisements
Kaq është dashur dhe i riu 18-vjeçar Fatjol Fusha ka shkelur pedalen e gazit pa e ditur se ç’e priste vetëm pak metra më tutje. Nën adrenalinën e shpejtësisë dhe të dëshirës që po garonin krahas një tjetër makine sportive, djemtë morën përpara “Porche”-n që ndodhej e ndaluar në karrexhatë në aksin rrugor Mjull Bathore në drejtim të Saukut, dhe ndodhi aksidenti tr agjik.
Kristjan Vasili ngeli i vd ekur në këtë aksident, ndërsa tre të tjerë u pl agosën. Në lidhje me këtë ngjarje në pranga ra shoferi Fusha.
Për Vasili bëri një dedikim në rrjetet sociale edhe djali i Tom Doshit, Marcosi. Në një postim në rrjetet sociale për 17-vjeçarin, Marcosi u shpreh se e konsideronte përgjithmonë vëlla.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!