I mi turi që u hodh nga kati i pestë kërkon librat, Rama i jep premtimin e madh

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama vizitoi të pl agosurit në spitalin e Trau mës, në Tiranë.

Advertisements

Ndër ta ishin edhe dy fëmijët, Aureli dhe Alesio Cakoni nga Thumana, që u hodh nga kati i 5-të natën e 26 nëntorit.

Me kryeministrin ishte edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i shpalosi Ramës një kërkesë të djalit. Alesio kërkonte librat që i kishte lënë në shtëpi.

Advertisements

Rama i premtoi se sapo ai të shërohej do ta merrte në shtëpinë e tij, do ta prezantonte me Zahon dhe do ti jepte disa libra.

“Ti vetëm libra kërko. Shënojini këto zotime. Kur të vish nga shtëpia ime, do të prezantoj unë me Zahon edhe do shohësh libra aty sa të duash ti. Ti vetëm libra kërko. Librat i ke nga unë gjithë jetën, derisa të jem unë. Po kur të mos jem unë do kesh teta Ogertën. Po unë do jem për ty”, i tha Rama, vogëlushit Alesio.

Alesio është djali i familjes Cakoni dhe në këtë tragjedi ka humbur babain dhe motrën, ndërsa nëna është në spital. Kastriot Cakoni, 50 vjeç dhe vajza Drita 15 vjeç janë përcjellë në banesën e fundit, por të mbijetuarit, nëna me djalin ende nuk e dinë për humbjen e madhe.

Mes batutave që shkëmbeu me Alesion nuk mungoi edhe Erion Brace,

Rama: Ai do bëhet kolos. Sa i gjatë je ti?

Alesio: 1.45.

Rama: 1.45 je ti? Ti sa Erion Bracja qenke kaq i vogël. Ëaaa. Ti kaq i vogël sa Erion Brace, imagjono sa do bëhesh kur të rritesh. Do më arrish mua. E njeh erion Bracen apo nuk ke dëgjuar për të. Është një sho ku im që më bërtet, që më mb yt.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI mbijetuari i tërmetit, Klajdi Qato në Open: Mendova se do vd es, nuk kisha shpresë
Artikulli tjetërShenjat që sot do favorizohen nga yjet, por s’do të mungojnë edhe intrigat