Humbi jetën në azil, video mesazhi përlotës i nënës së dy fëmijëve: Kërkoj mbështetjen tuaj për jetimët që po lë pas, e di që

Valbona Molla, përpara se të ndërronte jetë nga sëmundja në zemër ka lënë një video mesazh tepër të ndjerë dhe përlotës ku kërkon mbështetjen e gjithë shqiptarëve për jetimët që po lë pas. Ky është mesazhi i saj i lënë përmes një video.

Advertisements

“Unë jam Valbona Molla, jam mami i Nadias dhe Faik Mollës, ndodhem jashtë vendit për arsye shëndetësore nuk ndodhem në Shqipëri, dua tu falënderoj përzemërsisht për mbështetjen tuaj që keni dhënë ndaj meje, do doja të më mirëkuptoni të më mbështesni siç keni bërë gjatë gjithë kësaj kohë, nuk e di kur do të kthehem, nuk e di sa do të zgjasë kurimi im, nuk e di kur do të ndodhem aty, faleminderit për mirëkuptimin, jam një nënë e dy fëmijëve jetimë që kërkon mbështetjen tuaj, në çdo minutë, në çdo sekondë”.

Gjyshja e dy të mit urve tregon ditët e fundit kur Valbona dergjej në shtratin e spitalit në Gjermani “ pas 8 ditëve kur ishte në koma, nusja kishte reaguar pak i kishte rrjedhur një pikë loti atë mbasdite dha shpirt. Ishte shumë e rëndë për fëmijët. Këta punonjësit socialë na pyetën nëse dëshironin fëmijët të qëndronin më një familje gjermani por fëmijët donin të ktheheshin. Ne nuk e dinim këtë, i kemi pritur me ankth në Rinas, nuk e dinim nëse ata do të ktheheshin, ishim mbledhur të gjithë. Fëmijët erdhën, pastaj pritëm trupin e nuses në Rinas. Nuk i lë asnjëherë në botë ata fëmijë, i kam rritur mes lotëve mes skamjes nuk i lë për asnjë arsye të ikin. I mora fëmijët i mbajta tek djali tjetër por është e vështirë shumë, gjetëm këtë shtëpi kjo ka kushte shumë të këqija, nuk kishte asgjë kjo shtëpi kemi qëndruar pa krevatë shumë ditë. Fëmijët i ka marrë malli për mamanë e tyre, e kujtojnë shpesh, pa fund. I lutem Zotit që të rriten të jenë mirë, të kenë një shtëpi, të kenë ku të rehatohen të ndjejnë ngrohtësinë e tyre”.

Advertisements

“Mamin e mbaj mend ishte e bukur e mirë, ishte e dashur, kujdesej për ne. Pastaj erdhi tezja na morën tek azili, nuk na treguan për mamin, na thanë punonjësit socialë. Kjo shtëpi që jemi tani ishte shumë e pistë, ndihem e vetmuar këtu. “Më kujtohet shumë fytyra, era e saj, ishte e mirë mami na ndihmonte, më ka marrë malli për të, për fytyrën erën për gjërat që kemi bërë bashkë, për të gjitha. Unë dua që nëna dhe gjyshi të kenë një shtëpi se janë tor turuar ato muaj”, -thotë djali i përlotur Faiku. “Shumë na thotë pse nuk i latë fëmijët në Gjermani, por ata kanë nevojë për ngrohtësinë e njerëzve të afërt, këtë nuk do ta kishin kurrë atje” thotë halla e fëmijëve./ BW

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Prisnim një Gjykatë Kushtetuese te pavarur nga politika”, Blendi Fevziu: Veprimi i Arta Vorpsit i tm errshëm
Artikulli tjetërDebati i ashpër me Jul Dedën, zbutet Mira Kazhani: S’duhet të isha unë lajm, por të rinjtë që bëjnë gara në TEG (E PLOTË)