Grupet greke të shpëtimit largohen nga Durrësi, por ja ndihma tjetër e madhe që Greqia bën për Shqipërinë

Greqia, ndër të parat vende që iu përgjigj kërkesës së menjëhershme të autoriteteve shqiptare për sjelljen e grupeve të shpëtimit, mesa duket ndërmerr një tjetër hap në ndihmë të shqiptarëve.

Advertisements

Sipas “zougla” në Shqipëri sot pritet të vijnë grupet greke të Vlerësimit të Rreziqeve nga Fatkeqësitë.

Pritet që ky grup prej 16 personash të niset nga Aeroporti Ushtarak Elefsina me avionë të Forcave Ajrore, në orën 15.00 sot.

Advertisements

Gjithshtu bëhet e ditur se i njëjti avion që do sjellë këto grupe vlerësimi do të transportojnë drejt Greqisë edhe grupet greke të kërkim-shpëtimit, duke qenë se shumica e operacioneve janë mbyllur. Kthimi i EMAK në aeroportin ushtarak Elefsina pritet të ndodhë rreth orës 17:00.

Numri i vik timave nga tërmeti i 26 nëntorit referuar Ministrisë së Mbrojtjes ka shkuar në 48.

Ekipet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë operacionin në rrënojat e hotel “Mira Mare” në zonën e Plazhit në Durrës.

Ndërkohë të pla gosur janë mbi 750 veta, ndërsa janë shpëtuar 45 persona.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Shqipëria mes lotëve dhe rrënojave”, gazeta italiane: Babai hedh djalin nga dritarja për ta shpëtuar
Artikulli tjetër“Jemi një”, efektivi s’e ndan dot Kosovën nga Shqipëria, i vendos të dyja logot në uniformë